Kronikë nga seanca e 5-të

Shkup, 22.7.2025 – Në seancën e pestë, këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, shqyrtoi Raportet temujore për punën e Agjencisë për periudhën nga 1 prill deri më 30 qershor 2025. U miratua Draft-Rregullorja e Punës së Agjencisë. Dokumenti do të publikohet në ueb-faqen e Agjencisë, me qëllim që të mundësohet debat publik në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara.

Gjithashtu, u miratua Draft-Udhëzim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit  për konfirmim të raporteve për transmetim të reklamave politike me pagesë. Në drejtim të transparencës dhe konsultimit publik, ky dokument do të jetë i disponueshëm në ueb-faqen e Agjencisë, me afat për debat publik prej 45 ditësh.

Si pjesë e përpjekjeve për rregullimin e fenomeneve të reja mediatike, është miratuar Rregullore për personat fizik si ofrues të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë (influencues/vlogerë/krijues).

Pas shqyrtimit të Raportit me shkrim për mbikëqyrjen e kryer të rregullt programore, SHTR TV KANAL FESTA SHPKNJP Kumanovë, iu shqiptua masë paralajmërim publik  për shkak të shkeljes së nenit 92 paragrafët (1) dhe (3) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Është kostatuar mosrespektim në transmetimin e veprave audiovizuele maqedonase më 3 qershor 2025, me detyrim për të harmonizuar punën e saj në afat prej 20 ditësh nga pranimi i Aktvendimit.

Masë identike është shqiptuar dhe ndaj SHTR TELEVIZIJA PLUS SHPK Kumanovë, në bazë të nenit të njëjtë të Ligjit dhe për të njëjtën datë të mbikëqyrjes. Detyrimi për harmonizimin e programit është i vlefshëm brenda afatit të njëjtë dhe nën kushtet e njëjta.

Këshilli dha miratim që Drejtori i Agjencisë të miratojë Vendim për shlyerjen e borxhit nga evidenca kontabël për subjektet juridik në vijim: SHTR Televizija SITEL 3 SHPKNJP Shkup, SHTR AB KANAL SHPKNJP Shkup, SHTR K TRI TELEVIZIJA SHPKNJP Kumanovë, SHTR BM-ТV KANAL VIZIJA SHPK Shkup, SHTR RADIOBRAVO SHPKNJP Kumanovë, SHTR Zoran Zdravkoviq MX-RADIO Ohër SHPKNJP, KTV PESHNA eksport-import SHPKNJP Makedonski Brod dhe HD European Consulting Group SHPK Beograd.

Gjithashtu u dha miratim dhe për zbatimin e procedurës për furnizim publik – shërbim për mirëmbajtje adaptive dhe preventive të Sistemit të regjistrit elektronik të rrjeteve të komunikimit publik.

Plotësuese, janë miratuar dhe mjete për rinovimin e katër qasjeve përdoruese në bazën elektronike të dispozitave të „Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“ për periudhën e ardhshme dymbëdhjetëmujore.

Me këto vendime, Këshilli  vazhdon me zbatimin e kompetencave ligjore dhe forcimin e funksionit rregullator të Agjencisë.



Accessibility

Accessibility