Shkup, 3.2.2026 – Këshilli i ASHMA-së në seancën e pestë miratoi Vendim për heqjen e lejes për transmetim televiziv të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive TELEVIZIONI SONCE SHPKNJP Prilep, për shkak të mospërmbushjes së kushteve minimale kuadrovike të përcaktuar në Rregullore dhe për shkak të ndërprerjes me transmetim të shërbimit programor për më gjatë se 30 ditë.
U miratua Rregullore për ndryshimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës së Agjencisë, i cili hyn në fuqi ditën e miratimit të tij.
Ghithashtu, Këshilli dha miratim për zbatimin e procedurave për furnizim publik të shërbimeve nga Agjenci private për punësim, shërbime revizioni dhe shërbime financiare-sigurimi. Procedurat janë parashikuar me Planin vjetor për furnizim publik për 2026, ndërsa mjetet për realizimin e tyre sigurohen nga Plani Financiar i Agjencisë.