Kronikë nga seanca e 6-të

Shkup, 21.02.2024 – Në seancën e 6-të, mbajtur më 19.02.2024 për shkak të mos plotësimit të detyrimit nga neni 80 paragrafi (5) të LSHMAAV, pra për shkak të mos pagesës së kompensimit vjetor për leje, Këshilli i Agjencisë ka inicuar 12 procedura për heqjen e lejeve për transmetim televiziv dhe radio ndaj transmetuesve në vijim: TV EDO Shkup, TV SHUTEL Shkup, Televizija KOÇANI LD, TV KALTRINA Strugë, RFM Shkup, Radio HIT FM Shkup, Radio VALANDOVO, GALAKSI 2002 Kavadar, Radio ALEKSANDAR MAKEDONSKI Kërçovë, HIT RADIO Strumicë, Radio RED FM Tetovë dhe Radio Uskana Plus Kërçovë.

Në bazë të konstatimeve nga mbikëqyrjet e rregullta programore, Këshilli i Agjencisë miratoi tre Aktvendime për shqiptimin e masës vërejtje publike për operatorët Multimedija Netvork Gostivar, Telent Kom Tetovë dhe Infell-KTV Ohër, përkatësisht për shkelje të nenit 141 të LSHMAAV – ritransmetim të shërbimit programor që nuk janë përfshirë në çertifikatat për regjistrim të shërbimeve programore të dhëna nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Për nevojat e Agjencisë dhe në përputhje me Planin për furnizim publik për vitin 2024, Këshilli dha leje për zbatimin e procedurave për furnizim publik të shërbimeve: kontrolle sistematike dhe mirëmbajtje të vazhdueshme dhe adaptive të softuerit të integruar për punë të drejtë, financiare dhe ekonomike.



Accessibility

Accessibility