Shkup, 12.02.2025 – Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në seancën e 6-të të mbajtur më 11.02.2025, miratoi Vendim që lejon ndryshimin e strukturës së pronësisë të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive TV MTM SHPKNJP Shkup. Me ndryshimet e propozuara në strukturën e pronësisë të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive TV MTM SHPKNJP Shkup, nuk krijohet koncentrim i paligjshëm mediatik në kuptim të LSHMAAV, përkatësisht ky ndryshim nuk është në kundërshtim me ndalesat nga nenet 34, 35 paragrafi (2) ose 38 nga Ligji i njëjtë.
Njëkohësisht, Këshilli i Agjencisë dha miratim që Drejtori i Agjencisë, të marrë Vendim për miratimin e Raportit përfundimtar për regjistrimin e kryer të mjeteve, pajisjeve, materialit të shpenzuar, inventar të imët dhe kërkesave dhe detyrimeve, të Agjencisë për vitin 2024 dhe Listave të regjistrimit nga regjistrimi i kryer në Agjenci për vitin 2024.