Kronikë nga seanca e 6-të

Shkup, 30.07.2025 – Në seancën e 6-të mbajtur më 29.07.2025, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele miratoi disa vendime dhe konkluza, bazuar në mbikëqyrjet e realizuara të rregullta programore dhe administrative, si dhe në kuadër të kompetencave të saj për dhënien e lejeve dhe miratimin e furnizimeve publike.

Masë vërejtje publike u shqiptua ndaj SHTR TV USKANA MEDIA SHPKNJP Kërçovë, për shkelje të nenit 64 paragrafi (1) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Ky transmetues ka transmetuar reklamë burimisht në gjuhën angleze, pa ofruar përkthim në gjuhën maqedonase ose shqipe. Detyrimi për harmonizim me dispozitat ligjore duhet të përmbushet në afat prej 10 ditësh nga pranimi i Aktvendimit.

Vërejtja e dytë publike është shqiptuar ndaj SHTR TV USKANA MEDIA SHPKNJP Kërçovë, për shkelje të nenit 92 paragrafët (1) dhe (3) të LSHMAAV. Transmetuesi nuk ka siguruar së paku 30% program burimor të krijuar si vepra audiovizuele maqedonase, si dhe së paku gjysma e këtij minimumi është transmetuar në periudhën nga ora 7:00 deri në ora 19:00. Harmonizimi është i detyrueshëm  në afat prej 20 ditësh nga pranimi i Aktvendimit.

SHTR TV KANAL FESTA SHPKNJP Kumanovë mori vërejtje publike për shkelje të nenit 51 paragrafi (1) nga Ligji i njëjtë. Mbikëqyrja konstatoi se mediumi nuk ka siguruar informacionin e detyrueshëm për shfrytëzuesit. Afati për harmonizim me dispozitat është 20 ditë.

Me vendim të veçantë ndaj SHTR BUBA MARA Ranko SHPKNJP Shkup, është dhënë leja për transmetim në radio të shërbimi programor me format të specializuar muzikor, deri në 5% përmbajtje folëse në gjuhën maqedonase dhe serbe. Programi në radio do të transmetohet në zonën e komunës së Prilepit, në frekuencë 90.3 MHz, e dhënë nga Agjencia për Komunikime Elektronike.

Plotësuese, është dhënë miratim për realizimin e procedurës për furnizim publik – shërbim: mirëmbajtja e pajisjeve kompjuterike dhe IKT, në përputhje me Planin vjetor për furnizim publik dhe mjetet financiare janë të parashikuara me Planin financiar për vitin 2025.



Accessibility

Accessibility