Shkup, 28.02.2024 – Këshilli i Agjencisë në mbledhjen e sotme e ka pranuar Raportin dhe ka marrë Vendim për miratimin e llogarisë vjetore të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2023.
Për shkak të përmbushjes së detyrimit nga neni 80 paragrafi 5 I LSHMAAV-ës, gjegjësisht pagesës së kompensimit vjetor për licencën në tërësi, Këshilli i Agjencisë ka miratuar 5 Vendime për ndalimin e procedurave të iniciuara për heqjen e licencave për transmetim radioteleviziv dhe radio të transmetuesve në vijim: HIT RADIO Strumicë, Radio RED FM Tetovë, GALAXI 2002 Kavadar, TV EDO Shkup dhe TV KALTRINA Strugë.
Këshilli i Agjencisë miratoi konkluzion për ndërprerjen e procedurës pas kërkesave të parashtruara për shpalljen e konkursit publik për dhënien e licencës për transmetim në radio të shërbimit programor në nivel lokal në zonën e qytetit të Manastirit dhe qyteti i Tetovës, deri në zgjedhjen e kryetarit të RMV-ës, deputetë në Kuvendin e RMV-ës dhe zgjedhjen e Qeverisë së RSM-së në vitin 2024, pas së cilës do të vazhdojnë në përputhje me dispozitat e LSHMAAV-ës.