Shkup, 18.02.2025. – Këshilli i Agjencisë ka inicuar 8 (tetë) procedura për heqjen e lejeve për shkak të mospagesës së kompensimit vjetor të lejes për transmetim televiziv dhe radio. Transmetuesit, Alfa TV – Shkup, TV MTM – Shkup, TV Shutel – Shkup, TV Koçanë-LD, TV Kaltrina – Strugë, Galaksi-2002 Kavadar, RFM – Shkup dhe Xhez FM – Shkup, kanë afat prej 15 ditësh për të shlyer detyrimin.
Këshilli shqiptoj masë vërejtje publike për mosrespektim të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ndaj NPR Televizioni i Maqedonisë shkup – RTM, për shkelje të nenit 51 paragrafi (1), për shkak se më 8 janar 2025, nuk ka ofruar informacion që duhet t’u vihet në dispozicion përdoruesve.
Këshilli konkludoi kundër SHTR KOMPANI 21-M SHPKNJP Shkup të inicojë procedurë për kundërvajtje para gjykatës kompetente, sepse nga mbikëqyrja e kontrollit programor është konstatuar se në shërbimin programor të transmetuesit në fjalë më 11dhjetor 2024, në nivel shtetëror, transmetuesi nuk ka vepruar sipas Aktvendimit për shqiptimin e masës – vërejtje publike, përkatësisht me aplikim të gabuar të sinjalizimit për programin e kategorisë së dytë (8+), janë transmetuar epizodet premierë dhe reprizat nga seriali artistik “I egri (Yabani)” dhe epizodi premier nga seriali artistik “Jetë të thyera (Kırık hayatlar)”, që është në kundërshtim me nenin 50, paragrafi (3) të LSHMAAV dhe nenet 20 dhe 21 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve.
Gjithashtu, Këshilli miratoi Vendim që lejon ndryshim në strukturën e pronësisë të SHTR Plus Forte SHPKNJP Tetovë. Me ndryshimet e propozuara të strukturës së pronësisë të SHTR Plus Forte SHPKNJP Tetovë, nuk krijohet koncentrim i paligjshëm mediatik në kuptimin e LSHMAAV, përkatësisht ky ndryshim nuk është në kundërshtim me ndalesat nga nenet 34, 35 paragrafi (2) ose 38 nga Ligji i njëjtë.
Gjithashtu, Këshilli i Agjencisë dha miratim që drejtori i Agjencisë të zbaton procedurat për furnizime publike: Blerja e hapësirës për publikimin e njoftimeve në gazetat ditore dhe pajisjet IKT.
Vendimet do të jenë publikisht të disponueshme në avmu.mk/vendime akte nga seanca nr.7 – 18.02.2025.