Shkup, 7.8.2025 – Në seancën e 7-të mbajtur më 7 gusht 2025, Këshilli i Agjencisë miratoi Vendim për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimi programor – radio muzikore me format të specializuar, në të cilën muzika e transmetuar është kryesisht popullore vendase në gjuhën maqedone. Leja i është dhënë personit juridik SHTR „Buba Mara“ Ranko SHPKNJP Shkup, për emetim në nivel lokal në zonën e komunës së Shtipit. Shërbimi programor në radio do të emetohet në frekuencën 105,3 MHz, përcaktuar nga Agjencia për Komunikime Elektronike, me vlefshmëri prej nëntë vitesh dhe pa mundësi për transferim të personi tjetër.
Këshilli miratoi dhe Vendim për dhënien e lejes për transmetim në radio të shërbimi programor radio folëse-muzikore me format kryesisht informativ, format i përgjithshëm, në gjuhën shqipe dhe maqedone. Shërbimi programor në radio do të emetohet në frekuencën 104,2 MHz, në nivel lokal në komunën e Strugës. Dhe kjo leje ndahet për periudhë prej nëntë vitesh dhe nuk mund të transferohet.
Këshilli pasi shqyrtoi Raportin me shkrim për mbikëqyrje të rregullt programore, konkludoi që SHTR TV „Kanal Festa“ SHPKNJP Kumanovë t’i shqiptohet masë – paralajmërim publik. Shkaku është shkelje e nenit 50 paragrafi (3) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe nenet 20 dhe 21 të Rregullores për mbrojtjen e të miturve, sepse është aplikuar sinjalizim i gabuar paralajmërues që nuk është paraparë.
I njëjti transmetues mori dhe një paralajmërim publik, pasi Këshilli shqyrtoi Raportin me shkrim për mbikëqyrje të rregullt administrative, në të cilën është evidentuar shkelje që referohet për mospublikim impresium në dy programe, që paraqet shkelje të nenit 14 të Ligjit për Media.
Këshilli dha miratimin që drejtori i Agjencisë të merrte vendim për sigurimin e mjeteve financiare për dy furnizime me vlerë nën pragjet për zbatimin e Ligjit për furnizim publik. Furnizim i parë i referohet shërbimeve të lyerjes, ndërsa i dyti – për mirëmbajtjen e aparateve të kafes.