Shkup, 20 shkurt 2026 – Në sencën e shtatë, mbajtur më 18 shkurt 2026, Këshilli i AShMA-së inicoi tre procedura për heqjen e lejeve për shkak të kompensimi vjetor të papagauar të lejes për transmetim televiziv dhe radio. Transmetuesit ТV МТМ – Shkup, ТV Edo – Saraj dhe Radio 99 – Shkup, kanë afat prej 15 ditësh për të shlyer detyrimin.
Njëkohësisht, Këshilli miratoi Aktvendim për fshirjen nga Regjistri i Radiodifuzerëve të ShTR Televizija Sonce ShPKNjP Prilep.
Këshilli gjithashtu miratoi zbatimin e procedurës për furnizime publike për shërbimet e mëposhtne: mirëmbajtja parandaluese dhe adaptive të softuerit të integruar për punë juridike, financiare dhe ekonomike, si dhe mirëmbajtja e instalimit spërkatës kundër zjarrit (nënstacion i thatë,spërkatës dhe pompa) dhe mirëmbajtja e aparateve kundër zjarrit (zjarrfikësve). Procedurat janë parashikuar në Planin Vjetor për furnizime publike për 2026, ndërsa mjetet për realizimin e tyre janë siguruar nga Plani Financiar i Agjencisë.