Shkup, 24.02.2025. – Në seancën e 8-të, Këshilli i Agjencisë miratoj disa vendime dhe konkluzione në kuadër të kompetencave të tij.
Këshilli miratoj Aktvendime për ndalimin e procedurave për heqjen e lejeve për transmetim në radio të SHTR GALAKSI – 2002 SHPKNJP Kavadar dhe SHTR XHEZ FM SHPKNJP Shkup, pasi këta transmetues kanë paguar kompensimin vjetor në tërësi.
Gjithashtu, është inicuar procedurë për heqjen e lejes për transmetim në radio të SHTR RADIO RED FM SHPKNJP Tetovë, për mospërmbushje të detyrimit ligjor për pagesë të kompensimit vjetor.
Këshilli miratoj Llogarinë Vjetore të Agjencisë për vitin 2024, e cila do t’i dorëzohet Administratës për të ardhura publike dhe Regjistrit të llogarive Vjetore në Regjistrin Qendror, në pajtim me dispozitat ligjore.
Në kuadër të aktiviteteve të mbikëqyrura, Këshilli shqiptoj vërejtje publike për transmetuesit në vijim: SHTR TV NJUZ SHPKNJP Kumanovë ka marrë vërejtje publike për mosrespektim të nenit 51 të LSHMAAV (nuk ka ofruar informacionin që duhet t’i vihet në dispozicion përdoruesve) dhe për shkelje të nenit 14 të Ligjit për Media (nuk publikoi të dhëna për impresium), ndërsa SHTR TV DUE Nazmi SHPKNJP Gostivar, ka marrë vërejtje publike për sinjalizim paralajmërues të gabuar për mbrojtjen e të miturve, si dhe për mosrespektim të detyrimit ligjor për transmetim së paku 30% të veprave audiovizuele maqedonase.
Gjithashtu, është miratuar dhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për pagat bruto dhe kompensime të tjera të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Këshilli miratoj zbatimin e furnizimit publik për mirëmbajtje parandaluese dhe adaptive të softueri të integruar për punë juridike, financiare dhe ekonomike, në pajtim me Planin Vjetor për furnizim publik për vitin 2025, dha miratim që drejtori i Agjencisë të marrë Vendim për furnizim të shërbimit: punë artizanale-ndërtimore në objektin e Agjencisë, me vlerë nën pragjet për zbatimin e Ligjit.
Të gjitha Vendimet e miratura janë në pajtim me Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe rregullativat e tjera relevante.
Vendimet do të jenë publikisht të disponueshme në https://avmu.mk/2025/02/24