Kronikë nga seanca e 8-të

Shkup, 2.3.2026 – Në seancën e 8-të mbajtur më 26 shkurt 2026, Këshilli i Agjencisë pranoi Raportin mbi llogarinë vjetore  të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2025, dhe miratoi Vendim për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2025 të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Këshilli miratoi Vendim për vazhdimin e lejes për transmetim televiziv të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive Top Estrada ShPKNjP Tetovë, për periudhë prej nëntë vitesh, nga data 8.3.2026 deri më 7.3.2035.

Njëkohësisht, Këshilli inicoi procedurë për heqjen e lejes për transmetim televitiv të Shoqërisë Tregtare Radiodifuzive Televizija Koçani-LD ShPKNjP Koçan, për shkak të mos respektimit të detyrimit nga neni 80, paragrafi (5) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, përkatësisht për mos pagesë të kompensimit vjetor të lejes për transmetim televiziv. Transmetuesi ka afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh për shlyerjen e detyrimit.

Këshilli gjithashtu pranoi dhe Informacionin për pagesën e anëtarësimit vjetor në Platformën Evropiane të Organeve Rregullatore (ЕPRA) për vitin 2026.



Accessibility

Accessibility