Kronikë nga seanca nr. 1 e KRD-ës


Shkup, 04.01.2013 – Në mbledhjen e sotshme Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore :  TV SITEL 3, NASHA TV, TV ALFA, TV 24 VESTI, TV SONCE dhe Kanal 5 PLUS, të transmetuar  më date 3 nëntor 2012 dhe konkludoi që t’iu shqiptoje masat e më poshtme.

-Për TV SITEL 3, vërejtje me shkrim sepse filmi artistik “Në pritë” është gabimisht i shënjuar dhe është transmetuar në termin të papërshtatshëm, vërejtje me shkrim  me kërkesë për publikim, sepse në vend të paktën 30 %, gjithsejtë janë transmetuar 14,61%  programe origjinale në gjuhën maqedonase dhe vërejtje me shkrim për transmetimin e reklamave të cilat nuk janë të ndara në mënyrë të qartë nga pjesët e tjera të programit me anë të mjeteve optike ose akustike.

-Për NASHA TV, vërejtje me shkrim për reklamim, kohëzgjatja e së cilës është më shumë se sa është e lejuar 12 minuta në një orë reale dhe vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim sepse janë transmetuar reklama të cilat nuk janë  të ndara në mënyrë të qartë nga pjesët e tjera të programit me anë të mjeteve optike ose akustike.

Serviseve programore TV ALFA, TV 24 VESTI, TV SONCE, dhe TV Kanal 5 PLUS, nuk u janë shqiptuar shkelje. Gjatë monitorimit është vërejtur se në programin të TV Kanal 5 PLUS episodi nga reality show “Shkelës të kurorës” më 3 nëntor 2012, është transmetuar në termin të përshtatshëm, dhe  në vend që të jetë e shënuar me 18+ kategoria e pestë e programit ka shenjën 12+, prandaj Këshilli arriti në përfundim që Kanal 5 PLUS duhet ti tregohet se për të shfaqur episodin është e nevojshme sinjalizimi i papërshtatshëm për mbrojtjen e audiencës adoleshente.

Këshilli shqyrtoi që të dërgohet letër deri tek TV SITEL 3, NASHA TV, TV ALFA, TV 24 VESTI, TV SONCE dhe TV Kanal 5 PLUS, me çka do të kërkoje afat prej 15 ditësh nga marrja e letrës që të dorëzojnë marrëveshje për transmetim satelitor ose me ofrues (provider) satelitor dhe dokument financiar për realizimin e pagesës në shërbim të ofruesit (providerit) satelitor.

 



Accessibility

Accessibility