Kronikë nga seanca nr. 10

image_pdfimage_print

SHKUP, 24.02.2014 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) në seancën e sotme e shqyrtoi raportin nga monitorimi i servisit programor SHTR TV BOEM Kërçovë, transmetuar me datë 17 shkurt 2014 dhe konkludoi kundër radiodifuzerit SHTR TV BOEM Kërçovë dhe kundër personit përgjegjës në këtë radiodifuzer që të dërgoje kërkesë për inicimin e procedurës për kundërvajtje para gjykatës kompetente respektivisht para dërgimit të kërkesës për ngritjen e procedurës për kundërvajtje që të realizohet procedura e marrëveshjes edhe atë:

–          Për shkeljen e nenit 75-d nga Kodi Zgjedhor, sepse njoftimi për midhjen e nënshkrimeve për përkrahjen e kandidaturës për kryetar të Republikës së Maqedonisë të Kryetarit të “Dinjitetit” është transmetuar jashtë shënjimit të blokut reklamues dhe pa qenë i shënjuar qartë porositësi.

–          Për shkeljen e nenit 75-d nga Kodi Zgjedhor, sepse njoftimi për mbledhjen e nënshkrimeve për përkrahjen e kandidaturës për kryetar të Republikës së Maqedonisë dhe kryetarit të “Dinjitetit” , për pos të dhënave themelore – për të cilin mblidhen nënshkrime dhe në të cilat vende, përmbante të dhëna shtesë për kandidatin, respektivisht fjalimet e tij deri tek qytetarët e Kërçovës dhe rethinës.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audivizuele konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për regjistrimin e pakove programore:

-Shoqërisë për shërbime, tregti dhe shërbime SPEJS TEL NET Shkup, Vërtetim nr. 6 me çka tokaja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Planeta, Sport Klub 1, Sport Klub 2, Cinemania, Golf Klub, Fishing and Hunting dhe Ultra;

-Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shërbime BTV – NET Manastir, Vërtetim nr. 5 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë lotësohet me serviset programore televizive: TV Uskana (regjionale) dhe Planeta;

-Shoqërisë për telekomunikacion PET NET, Vërtetim nr. 10 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: SOS Kanal dhe Radio Kanal 77;

-Telekomit Maqedonas SHA – Shkup, Vërtetim nr. 56 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: TV Vizh BM (regjionale);

Agjencia e miratoi rportin na Këshillimi me temë: “Mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme gjatë kryerjes së veprimtarisë radiodifuzive /aktivitetet e ritransmetimit kabllor.



Accessibility

Accessibility