Shkup, 07.10.2014 – Në seancën e 12-të Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia), Këshilli i Agjencisë e miratoi raportin nga komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të paraqitur për drejtor dhe zëvendësdrejtor të Agjencisë dhe e miratoi propozim vendimin për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë. Për drejtor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u zgjedhon d-r Zoran Trajçevski.
Këshilli i Agjencisë e miratoi propozim vendimin për ndërrimin e strukturës pronësore të Shoqërisë tregtare radiodifuzive TV ERA Shkup.
Këshilli i Agjencisë e miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e planit vjetor për furnizime publike në vitin 2014 të Agjencisë dhe propozimin për sjelljen e Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kompensim mujor dhe shpenzime të tjera të Këshillit të Agjencisë.
Këshilli i Agjencisë i dha miratim drejtorit të Agjencisë për zbatimin e procedurës për furnizim- Hulumtim i arsimimit mediatik tek audienca e rritur dhe tek fëmijët – 2 (dy) hulumtime, realizimi i marrëveshjes për sanimin dhe rregullimin e kulmit në hapësirat ku gjendet vendbanimi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në bazë të nënshkrimit të marrëveshjes për blerjen e copëve çarçafëshpër dritare.