Kronikë nga seanca nr. 16

SHKUP, 21.03.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) në seancën e sotme i miratoi Specifikat e metodologjisë nga monitorimi i procesit zgjedhor 2014 (tekstin mund ta merrni këtu) Agjencia e miratoi Propozim qëndrimin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2014 në lidhje me pyetjen e Iva Mihajlovska nga Kabineti i Avokati të Popullit, e parashtruar në takimin publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audeiovizuele në vitin 2014 dhe mendimi i njëjti është publikuar në ueb faqen e Agjencisë.

Agjencia e miratoi Propozim kërkesën për ndarjen e lejeve pa publikimin e konkursit publik me informacion për dorëzimin e vërejtjeve me rastin e Draft kërkesës për ndarjen e lejeve pa publikimin e konkursit publik. Vërejtja e dorëzuar nga TV Zdravkin Veles, ndaj pikës “b” nga pika “8” “dokumente që e garantojnë financimin e planit të punës, respektivisht veprimtarinë (garanci bankare, depozitë në bankë, letra me vlerë)” të fshihet, nuk është e kapshme sepse dorëzimi i dokumenteve të përmendura është obligim ligjor e caktuar në nenin 73 paragrafi 3 alineja 8 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 184/13, 13/14 dhe 44/14).

Agjencia e miratoi informacionin në lidhje me raportin e dorëzuar nga auditimi i raportit vjetor financiar për llogarinë vjetore të Agjencisë për vitin 2013. Agjencia plotësisht pajtohet me mendimin e dhënë nga raporti i auditimit për auditimin e raportit vjetor financiar për llogarinë vjetore të Agjencisë për vitin 2013, i certifikuar në arkivin e Agjencisë me numër 01-1541/3 me datë 18.03.2014.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që të lëshoje dy vërtetime për regjistrimin e pakove programore të Shoqërisë për shërbime, prodhimtari dhe tregti VVV – INTERNET: -Vërtetim nr. 4 dhe nr. 3 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Kanal 5 plus, Tring Max, Tring Super, Tring Life, Tring Comedy, Tring Planet, Tring World, Kanali 7, Tring 3 Plus, Club TV, Tring Shqip, Mediasat (Scan), NTV (Albania), Folk Plus, Tring Sport News, Tring Tring dhe Vision Plus.



Accessibility

Accessibility