SHKUP, 31.03.2014- Agejncia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjemcia) në seancën e sotme i shqyrtoi raportet nga monitorimi i serviseve programore të RA Araçina Araçinë transmetuar me datë 24 dhe 25 mars 2014, TV Kiss Tetovë transmetuar me datë 25 mars, TV Ohri e pavarur Ohër transmetuar me datë 25 mars dhe 27 mars 2014, TV Shutel Shkup transmetuar me datë 25 mars dhe 30 mars 2014, TV Alfa Shkup transmetuar me datë 27 mars 2014, TV Kansal 5 Shkup transmetuar mr datë 29 dhe 31 mars 2014, TV Sitel Shkup transmetuar me datë 29 mars dhe TV VTV Valandovë transmetuar me datë 30 mars 2014.
Agjencia konkludoi të veproje si më poshtë:
-për kapërcimin e kufijve të lejuar për reklamim të paguar politik që është në kundërshtim me nenin 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor, Agejncia do të dërgoje kërkesë për nismën e procedurës për kundërvajtje kundër TV Kiss Tetovë, TV Ohri e pavarur Ohër, TV Shutel Shkup, TV Alfa Shkup dhe TV VTV Valandovë;
-për shkeljen e nenit 76 paragrafi 4 nga Kodi Zgjedhor, Agjencia do të kërkesë për nismën e procedurës për kundërvajtje para gjyqit kompetent respektivisht para dërgimit të kërkesës për nismë të procedurës për kundërvajtje do të sjelle procedurë për marrëveshje kundër TV Kis Tetovë, TV Kanal 5 Shkup, TV Sitel dhe TV Shutel edhe atë: kundër TV Kiss dhe TV Shutel për transmetimin e RPP në emisionin për fëmijë, kundër TV Kanal 5 Shkup për shkak transmetimit të RPP në transmetimin direkt dhe përsëritës të show programës informative, kundër TV Sitel Shkup për transmetimin e RPP në animimin e serialit të gjatë për fëmijë.
Agjencia për shkak mos ekzistimit të dispozitave ligjore për dënim të shkeljes së nenit 75-d paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor, RA Araçinës Araçinë do ti dërgoje letër me çka do ta njoftoje që të ndërpres me transmetimin e reklamave të financuara nga Buxheti i Republikë së Maqedonisë.
Agjencia e shqyrtoi kërkesën nga TV Alsat – M (numër 03-1770/1 me datë 24.03.2014) dhe konkludoi në pajtueshmëri me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, qëndrimi i Agjencisë në lidhje me përmbajtjet programore para se ato të transmetohen në media mundë të interpretojnë si kundërshtim i promovimit të lirisë së shprehjes, e cila është qëllimet e Ligjit për shërbie mediatke audio dhe audio vizuale, me çka radiodifuzerët duhet vetë të krijojnë politikën e tyre redaktuese.
Agjencia e miratoi informacioni për hapjen e falimentimin të EUROSTIL Kriva Palankë dhe hapja e procedurës për likuidim të KABEL KAM Rosman dhe konkludoi se nuk ekziston kushte kundër operatorëve të përmendur që të ngrihet procedurë për kundërvajtje për shkak se SHTR – operatori i rrjetit kabllor EUROSTIL Kriva Palankë është hapur procedurë për falimentim ashtu që personi juridik nuk ekziston, ndërsa SHTR – operator i rjetit kabllor KABEL KAM Rosman është në likuidim kështu që personi juridik i lartpërmendur është fshirë ne Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë.
Agjencia e miratoi informacionin e lirimit ngapagesa e taksës radiodifuzive familjet e banuara në vendbanimin e fshatit Bukoviq Komuna e Sarajit dhe konkludoi që ti propozojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që ti liroje nga pagesa e taksës radiodifuzive gjithsejtë 352 (treqind e pesëdhjetë e dy) familje të banuara të specifikuara me emër, mbiemër, rruga, numri, vendi i banuar dhe komuna, të cilët nuk janë të mbuluara me sinjal televiziv, të NP Radiodifuzioni Maqedonas, përmes së cilave transmetohen serviset programore të Radio Televizionit Maqedonas, nga fshati Bukoviq, Komuna e Sarajit.
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për pakot e regjistruara programore:
-Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shërbime BTV – NET Manastir, Vërtetim nr. 8 dhe nr. 3 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive:АТV, Cinestar TV, Cinestar Action and Thriller dhe Klasik TV
-Shoqërisë për tregti dhe shërbime TOTAL TV Shkup, Vërtetim nr. 15 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: AXN dhe Palma Plus.