Shkup,24.04.2013- Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme e miratoi Analizën e episodeve të serialit –“Heshtje”, të transmetuara në TV Kanal 5, në periudhë prej 8 deri më 14 prill 2013, dhe konkludoi ta ndërmend TV Kanal 5 që episodet e transmetuara drejtpërdrejt dhe reprizat e serialit “Heshtje” ti shënoje me sinjalin – 12+, program i kategorisë së tretë, ndërsa reprizat mos ti transmetoje para orës 21, ku në përgjithësi ligjërisht është një periudhë e përshtatshme për transmetimin e programit me intensitet të fuqishëm me skena të dhunës, të cilat mund ta shqetësojnë publikun e të miturve.
KRD e rishikoi Informacionin për veprimin e TV Kanal 5 dhe TV Sitel në lidhje me masat e Këshillit të Radiodifuzionit lidhur me mbrojtjen e të miturve dhe konkludoi të dy transmetuesve tu shqiptoje vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim edhe atë: TV Kanal 5 për shkeljet e bëra gjatë transmetimit të serialit “ I Madhërishmi”, ndërsa TV SITELIT, për shkeljet e bëra gjatë transmetimit të serialit “Ashtu siç koha kalon“
Duke pasur parasysh informatat e mara se SHTR TOP TV- Berovë nuk transmeton program, KRD konkludoi që të bëje vizitë zyrtare në TOP TV me qëllim që të konstatohet gjendja faktike dhe në varshmëri prej asaj të vërtetohen aktivitetet e mëtutjeshme dhe të kërkoje nga agjencia për komunikime elektronike të vërtetoje nëse frekuenca në të cilën ky transmetues ka transmetuar program ende po shfrytëzohet.
KRD e miratoi informacionin për riemetimin e paautorizuar të serviseve programore: CineStar, CineStar Action dhe CineStarThriller dhe konkludoi operatorëve të komunikacionit publik Kabllor Riz – Koçan, Filadelfi 2002 Koçan dhe Astra Plus Koçan, të cilët nuk posedojnë leje për riemetim, respektivisht marrëveshje të vlefshme për regjistrimin e paketave programore për serviset programore të: CineStar, CineStar Action и CineStarThrille, ndërsa të njëjtit I riemitojnë pa autorizim, tu dërgoje urdhër për ç’kyçjen dhe për të njëjtën ta informojë edhe Trupin Kordinator për pronësi intelektuale pran RM-ës.
Këshilli i Radiodifuzionit konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për regjistrimin e paketave programore:
-Shoqërisë për komunikim, tregti dhe shërbime KAM NET M.Kamenica, vërtetim nr. 1 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: MTV 1, MTV 2, Kanali Parlamentar, Kanal 5 +, Sitel 3, Telma, Alfa, 24 Vesti, Naha tv, Svet Plus, Studio B, TV KCN Music, B92 Info dhe Koprenikus.
-SHTR – operator i rrjetit të kabllor INFEL KTV – Ohër, Vërtetim nr. 8 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: TV Sonce, Telma, Da Vinci dhe Extrem Sports.
-Telekomit Maqedonas SHA Shkup, vërtetim nr. 41 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Minimax.
-SHTR – operator I rrjetit kabllor Talent Kom- Tetovë, Vërtetim nr. 4 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisiet programore televizive: NOVO dhe NBO Comedy.
-SHTR Multimedia Netvork L, Gostivar, vërtetim nr. 15 me çka regjistrimi i paketës programore digjitale si e tërë plotësohet me serviset programore televizive NOVO dhe NBO Comedy.