Kronikë nga seanca nr. 21

SHKUP, 04.04.2014- Agjensia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) në seancën e sotme e miratoi Draft procesverbalin nga monitorimi profesional, i cili do të publikohet në ueb faqen e Agjencisë dhe të gjithë të interesuarit në afat prej 7 (shtatë) ditëve do të mund ti dërgojnë mendimet, vërejtjet dhe dilemat e tyre.

Agjencia e miratoi Informacionin për ankesat dhe kërkesat e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM)që arietën në Agjencinë më datë 31.03.20144 dhe më datë 01.04.2014 dhe ankesat nga Ilaz Halimi, kandidat për kryetar shteti në Zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 e dërguar me datë 02.04.2014, lidhur me monitorimin e procesit zgjedhor në vitin 2014. Përgjigjet e Agjencisë në lidhje me ankesat dhe kërkesat mund ti merrni më poshtë:

 

1. Përgjigje ndaj ankesës nr. 03-89

2. Përgjigje ndaj ankesës nr. 03-92

3. Përgjigje ndaj ankesës nr. 03-94

4. Përgjigje ndaj ankesës nr. 03-90

5. Përgjigje ndaj ankesës nr.03-93

Agjencia e miratoi raportin përfundimtar nga realizimi i auditimit gjatë procesit për respektimin e procedurave për kundërvajtje (nga nisma e procedurave derri te marrja e vendim gjykimit) të dorëzuara deri tek auditori i brendshëm i ASHMA-së.

Agjencia e miratoi Përgjigjen e SHTR TV SVET Shën Nikole (numri ynë 03-1911/1 më datë 31.03.2014) dhe konkludoi derisa ekzistojnë pengesa teknike, financiare dhe pengesa të tjera, të dërgoje letër deri tek operatorët të cilët nuk e transmetojnë, të fillojnë ta transmetojnë SHTR TV SVET Shën Nikole.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që ti jepë vërtetim për regjistrimin e servisit programor të: Shoqëria për telekomunikacion inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime BLIZU MEDIA END BROUDBEND Shkup, për qytetin e Prilepit, Vërtetim nr. 30 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin programor televiziv: TV Vizhn – BM (regjionale D 5)



Accessibility

Accessibility