Kronikë nga seanca nr. 21 e KRD-ës

image_pdfimage_print

Shkup, 27.03.2013 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme i shqyrtoi Raportet për mosbalancimin e përfaqësimit mediatik gjatë kohës së fushatës zgjedhore  në zgjedhjet lokale 2013 edhe atë:

 

-Për TV SOnce, TV Telma, TV Era dhe TV Kanal 5 në rrethin e parë të fushatës zgjedhore (prej 4 deri më 22 mars 2013),

 

– Për NP Radio Televizioni i Maqedonisë – servisi i programit të parë   të  radio Maqedonisë, NP Radio Televizioni i Maqedonisë,  – servisi i programit të parë të TVM dhe TV Sitel dhe në rrethin e parë (prej 4 deri më 22 mars 2013) dhe në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore (prej 27 mars deri më 5 prill 2013),

 

– NP Radio Televizioni i Maqedonisë – servisi i programit të dytë të TVM-ës , në rrethin e dytë të fushatës zgjedhore (prej 27 mars deri më 5 prill 2013)

 

Tek të gjithë radiodifuzerët e lartë përmendur është konstatuar shkelje e nenit 75 paragrafi 5 nga Kodi Zgjedhor, respektivisht nuk është siguruar qasje e barabartë e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor  në përfaqësimin mediatik  gjatë kohës së fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale 2013. Për shkeljet e bëra . Këshilli i Radiodifuzionit procedurë për kundërvajtje do të ngrejë kundër radiodifuzerëve të përmendur . Procedurë për kundërvajtje do të ngrejë edhe për kryeredaktorët dhe redaktorët përgjegjës.   

 

Në lidhje me kërkesën e SHTR Robi- Shtip, Këshilli i Radiodifuzionit  konkludoi të gjitha vërtetimet  e lëshuara deri më tani për regjistrimin si të atyre serviseve programore vendore dhe të huaja të futen në një vërtetim të vetëm e cila do të vlente për gjithë territorin e shtetit, respektivisht  për ato qytete dhe vendbanime të tjera që operatori ka nëndegët e  veta.

 

Në një , KRD konkludoi që të informohet operatori Robi – Shtip të pregadisë kërkesë të veçantë për regjistrimin e serviseve programore dhe ta dorëzoje së bashku me të gjithë dokumentet e nevojshme për serviset e reja programore  dhe për serviset që do të vazhdojë të vlejë marrëveshja për rriemetim, si dhe për  nëndegët e hapura , në pajtueshmëri me Rregulloren për regjistrimin e pakos servisi programor të operatorëve të rrjeteve të komunikacionit publik nr. 01.5198/1 më datë 10.10.2012.



Accessibility

Accessibility