Kronikë nga seanca nr. 24

SHKUP, 15.04.2014– Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia)më seancën e sotme e shqyrtoi monitorimin e servisit programor TV Kanal 5 Shkup transmetuar me datë 10 prill 2014 dhe konkludoi për shkeljen e nenit 77 paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor (rezultatet nga hulumtimi i mendimit të publikut lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për raundin e parë dhe raundin e dytë në zgjedhje) të bëje kërkesë për nisjen e procedurës për kundërvajtje para gjyqit kompetent respektivisht para dërgimit të kërkesës për nisjen e procedurës për kundërvajtje të kryhet procedurë për marrëveshje.

Agjencia e miratoi informacionin në lidhje me ankesat dhe kërkesat e arritura për ngritjen e procedurave për nenin 77 nga Kodi zgjedhor nga përfaqësuesi i autorizuar i bartësit të listës për Kryetar shteti i Republikës së Maqedonisë , Stevo Pendarovski.

Përgjigjet e ankesave mund ti merrni më poshtë:

1. Përgjigje ndaj ankesës në lidhje me transmetimin e TV Kanal.

2 .Përgjigje ndaj ankesës në lidhje me transmetimin e TV Site.l

3. Përgjigje ndaj ankesës në lidhje me transmetimin e TV Alfa.

4. Përgjigje ndaj ankesës në lidhje me përfaqësimin mediatik gjatë zgjedhjeve në ueb faqet dhe portalet.

Agjencia e miratoi informacionin në lidhje me ankesat e arritura për prishjen e heshtjes zgjedhore nga përfaqësuesi i autorizuar i bartësit të listës për Kryetar shteti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Përgjigjet e ankesave mund ti merrni më poshtë:

1. Përgjigje ndaj ankesës në lidhje me përfaqësimin mediatik gjatë zgjedhjeve në ueb faqet dhe portalet.

2. Përgjigje ndaj ankesës në lidhje me përfaqësimin mediatik gjatë zgjedhjeve në ueb faqet dhe portalet.

Në lidhje me letrën nga TV Shutel Shkup për uljen e lartë të gjobave në procedurat për marrëveshje, Agjencia konstatoi se shuma e lartë e gjobave në procedurat për marrëveshj, për konstatimin e shkeljeve të nenit 75-gj paragrafi 1 dhe neni 76 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor, janë të përcaktuara në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit zgjedhor, respektivisht dispozitat nga Ligji për shkeljet dhe se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për uljen e tyre.

Agjencia e miratoi Draft raportin e shkruar për kryerjen e monitorimit hapësinor. E njëjta do të publikohet në dëgjime publike dhe të gjithë palët e interesuar në afat prej 7 (shtatë) ditëve do të mund ti dërgojnë vërejtjet e tyre.



Accessibility

Accessibility