SHKUP, 21.05.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (Agjencia) në seancën e sotme e miratoi raportin nga monitorimi kontrollues i serviseve programore të ROD METROPOLIS RADIO Shkup, transmetuar me datë 7 maj 2014, RADIO TELEVIZIONI MAQEDONAS –Shkup, Televizioni Maqedonas- Servisi i parë programor i Televizionit maqedonas (TVM1), RADIO TELEVIZIONI MAQEDONAS –Shkup, Televizioni Maqedonas- Servisi i dytë programor i Televizionit maqedonas (TVM2), SHTR KANAL 5 Shkup, SHTR Televizioni SITEL Shkup, SHTR ALSAT – M Shkup, SHTR TELEVIZIONI MAKPETROL Shkup dhe SHTR TV ALFA Shkup transmetuar me date prej 5 deri më 11 maj 2014, dhe konkludoi të veproje si më poshtë:
-Kundër TV Sitel për shkak të mos respektimit të obligimit për ndarjen proporcionale të muzikës së transmetuar gjatë gjithë javës të dërgohet kërkesë për procedurë për kundërvajtje, respektivisht para dërgimit të kërkesës për nisjen e procedurës për kundërvajtje të sillet procedurë për marrëveshje.
-Kundër TV Telma për shkak të mos respektimit të obligimit për ndarjen proporcionale të muzikës së transmetuar gjatë gjithë javës të dërgohet kërkesë për procedurë për kundërvajtje, respektivisht para dërgimit të kërkesës për nisjen e procedurës për kundërvajtje të sillet procedurë për marrëveshje.
Me monitorimin kontrollues u konstatua se ROD METROPOLIS RADIO Shkup, transmetuar me datë 7 maj 2014, RADIO TELEVIZIONI MAQEDONAS –Shkup, Televizioni Maqedonas- Servisi i parë programor i Televizionit maqedonas (TVM1), RADIO TELEVIZIONI MAQEDONAS –Shkup, Televizioni Maqedonas- Servisi i dytë programor i Televizionit maqedonas (TVM2), SHTR KANAL 5 Shkup, SHTR ALSAT – M Shkup dhe SHTR TV ALFA Shkup plotësisht kishin vepruar në pajtueshmëri me vërejtjen e bërë nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. I kanë larguar shkeljet e bëra për transmetimin e muzikës vokale dhe instrumentale.
Në lidhje me letrën e dërguar nga SHTR TV Telma për shkeljen e bërë ndaj nenint 76 paragrafi 2 dhe neni 75 paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor, Agjencia qëndron në konstatimin e raportit nga servisi programor i programit të transmetuar gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve Presidenciale dhe atyre të parakohshme parlamentare në vitin 2014 – pre 24 mars deri më 25 prill 2014, nr. 10-2690/2 me datë 09.05.2014 dhe konkludoi që të mos e pranojë kërkesën e TV Telmës të shyrtohet përsëri raporti i lartpërmendur dhe konkluzionin për nisjen e procedurës për kundërvajtje.
Agjencia e miratoi raportin për plotësimin e obligimit për transmetimin e veprave audiovizuele në vitin 2013.
Agjencia i shqyrtoi informacionet pas realizimit të monitorimit kontrollues ndaj punës së operatorëve të rrjetit të komunikacionit elektronik publik GALAVIZION manastir, IGMAS – NET Manastir dhe BTV – NET Manastir dhe konkludoi të veproje si më poshtë:
Për SHTR IGMAS _ NET Mansatir solli vendim për marrjen e masës me çka do ta urdhëroje menjëherë ta ndërpres ritransmetimin e serviseve programore në kuadër të pakos analoge: Eurosport, Sport Klub (SK3), AXN, Fen TV, Sport Klub (SK1), Ultra, Boomerang, Визија, Боем, Sport Klub (SK2), OBN, RTS-SAT, HRT1, Lov i ribolov, Cinemania, Folklor, BOM, Discovery Channel, Planeta, RTL, HRT3, K-15 music, mini ultra, BN Music, Aljazeera Balkans и Golf Klub, solli vendim për marrjen e masës, menjeherë ta heqë mungesën në lidhje me transmetimin e seviseve programore Discovery Channel dhe konkludoi që ta informojë Trupin kordinator për pronësi intelektuale me propozim vendim për marrjen e aktiviteteve të mëtutjeshme.
-Për Shoqërinë për shërbime dhe tregti GALAVIZION 5 KOMPAI eksport-import Manastir, solli vendim për marrjen e masës me çka do ta urdhëroje që menjëherë ta ndërpresë transmetimin e serviseve programore në kuadër të pakos analoge: Planeta, MTV, Eurosport, TV Sonce, Tera, Kanal 5 plus, Kanal 5, Telma, Vizia, Boem, b92 info, 24 lajme, HRT3, BN music, nickelodeon, VIVA, Fen TV, Hayat, OBN, KCN 3, Atlas TV, klasik TV, Alfa TV, RTRS, Chanal M, Slovenia 2, BOM, Nasha TV dhe K-15 music.
Agjencia e miratoi informacionin në lidhje me inicimin e procedurave për kundërvajtje / procedura për marrëveshje gjatë kohës së zgjedhjeve Presidenciale dhe atyre të parakohshme parlamentare në vitin 2014 në Republikën e Maqedonisë.
Agjencia shqyrtoi Informacion në lidhje me hapjen dhe mbylljen e falimentimit të Shoqërisë tregtare radiodifuzive RADIO ROSA Dolnen dhe konkludoi se leja për radio transmetim e SHTR “Radio Besa” ndalon të vlejë me fuqinë e Ligjit dhe se radiodifuzeri do të jetë i fshirë nga regjistri i Agjencisë.
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për regjistrimin e pakove programore:
-Operatorit të rjetit të komunikacionit elektronik publik SHTR Operator i rrjetit kabllor KABLE – NET Strummicë, Vërtetim nr. 4 me çka pakoja e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Viasat Nature, National Geographic dhe National Geographic Wild;
-Operatorit të rrjetit të komunikacionit elekronik publik SHTR Operator I rrjetit kabllor KABLE – NET Strumicë, Vërtetim nr. 2 me çka pakoja e regjistruar programore, si e tërë plotësohet me serviset programore televizive.
-Operatorit të rrjetit të komunikacionit elektroonik publik Shoqërisë për telekomunikacion inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime BLIZI MEDIA END BROUDBEND për Shkupin, Tetovën, Kumanovën, Velesin, Shtipin, Prilep Vërtetim nr. 64 me çka pakoja e regjistruar programore digjitale si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: RTL HR, RTL +, RTL 2, RTL Kocka, CMC (Croatia Music Channel), Jugoton, Elta 1 HD dhe Elta 2;
-Operatorit të rrjetit të komunikacionit elektronik publik Shoqërisë për telekomunikacion SKUPI KABLE Shkup, Vërtetim nr. 5 me çka pakoja e regjistruar programore digjitale si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Канал 5 плус, Balkanika, Fen TV, Sport Klub 1, Sport Klub2, Sport Klub 3, Golf Klub, Lov i Ribolov, Ultra, Mini Ultra, IQS Lif edhe Cinemania.
-Operatorit të rrjetit të komunikacionit publik SHTR operator I rrjetit kabllor GALAVIZION KOMPANI Manastir, Vërtetim nr. 3 me çka pakoja e regjistruar programore digjitale si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Kanal 5, Kalan 5 plus, TV Alfa, Telma, TV Sonce, 24 Lajme, Nasha TV, TV Boem (regjionale D 1), TV Vizhen BM, TV Tera, Hayat Plus, Hayat BN, Hayat Folk, Planeta, TV Atlas dhe HRT 3;
-Operator i rrjetit të komunikacionit elektronik publik Shoqëria për prodhimtari, tregti dhe shërbime BTV – NET Manastir, Vërtetim nr. 11 me çka pakoja e regjistruar programore, si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: TV 5 Mond;
-Operator i rrjetit të komunikacionit elektronik publik Shoqëria për prodhimtari, tregti dhe shërbime BTV – NET Manastir, Vërtetim nr. 6 me çka pakoja e regjistruar programore digjitale, si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: TV 5 Mond.