Shkup, 15.07.2013 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi informacionin në lidhje me pagesën e kompensimit për lejen e ushtrimit të veprimtarisë radiodifuzive pas inicimit të procedurës për marrjen e lejes të shoqërisë tregtare radiodifuzive SHTR Kanal 5 Plus nga Shkupi dhe konkludoi për ndërprerjen e inicimit të procedurës, për arsye se SHTR Kanal 5 Plus e bëri pagesen e kompensimit.
KRD solli vendim për shpërndarjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuozive për radio servisin programor në nivel shteti nëpërmjet shpërndarësit tokësor me mudulacion frekuencash të SHTR Radio Ravel Shkup.
KRD e shqyrtoi informacionin në lidhje me informatat e marra nga NP “Radioidifuzioni i Maedonisë – Shkup”, për ndërrimin e mbulimit me sinjal të Radiotelevizionit të Maqedonas, në vendbanimet Slloshticë, Zhvan dhe Sopotnicë, Komuna e Demir Hisarit dhe konkludoi që ti propozojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që të sjelle vendim për ndryshimin e vendimit për lirimin nga pagesa taksës radiodifuzive nr. 51-4020/1 më datë 06.09.2011, në pjesën në të cilën gjenden vendet fsh. Slloshticë, fsh. Zhvan, fsh. Sopotnicë, tanimë nuk do të jenë të liruar nga pagesa e taksës radiodifuzive.
KRD e miratoi Analizën Ligjore nga rezultati i zbatimit të procedurave për shlyerjen dhe inicimin e procedurave për kundërvajtje të radiodifuzerëve në periudhë prej 01 janar deri më 30 qershor 2013.
KRD e miratoi Analizën e të gjithë masave të zbatuara dhe paralajmërimeve të dërguara nga ana e Këshillit të Radiodifuzionit të RM-ës kundër radiodfiuzerëve dhe shkelje të shpeshta nga ana e radiodifuzerëve në periudhë prej 1 janar deri më 30 qershor 2013.
KRD e miratoi Informacionin në lidhje me inicimin e procedurave të mëparshme për testimin e kushteve për hapjen e procedurës për falimentim të shoqërisë tregtare radiodifuzive “MONAKO – RADIO SITI FM” Kumanovë. Duke pasur parasysh se “MONAKO – RADIO SITI FM” ka borxh ndaj Këshillit të Radiodifuzionit, Këshilli edhe më tej do ta ndjeke inicimin e procedurës së mëparshme e kushteve për hapjen e falimentimit të radiodifuzerit të lartpërmendur.