Kronikë nga seanca nr. 38-të e KRD-ës

image_pdfimage_print

SHKUP, 26.07.2013 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e miratoi Raportin nga mbledhjet e mbajtura të Këshillit të Radiodiuzionit me operatorët e rrjetit të komunikacionit publik në kohë prej janar deri më qershor 2013.

 KRD i shqyrtoi Rportin nga monitorimi i serviseve programore: TV SHKUPI, emetuar më datë 12 qershor 2013, TV SKAJ NET, TV MTM, TV SHUTEL, TV ERA, TV BTR, TV AMAZON, dhe TV – EDO emetuar më datë 28 qershor 2013 dhe e konkudoi si më poshtë:

– Në periudhën e analizuar nuk i është konstatuar shkelje programit të TV SKOPJE. Megjithatë, janë emetuar paralajmërime për programën e luajtur nga e cila njëra është e shënjuar si kategoria e tretë, ndërsa tjetra si program i kategorisë së dytë. Terminet e planifikuara të emetimit nuk korrespondojnë me kategorinë e tyre. Përshkak që KRD do ta paralajmëroje TV SKOPJ-en se Rregullorja për mbrojtjen e audiencës minorene duhet patjetër të respektohet;

– TV SKAJ NET i shqiptoi masat në vazhdim: vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim për kapërcimin e limitit për reklamim gjatë një ore reale; vërejtje me shkrim për emetimin e reklamave në orën reale kur është emetuar dritare e teleshopingut dhe vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim për emetimin e reklamave të mbuluara;

-TV MTM i shqiptoi tri vërejtje me shkrim edhe atë: kohë jo e përshtatshme për emetimin e programit; mos respektim i periudhës prej 20 minuta ndërmjet dy blloqevenë; emetim i dritares së teleshopingut dhe reklamave në të njëjtën kohë reale dhe një paralajmërim për sinjalizimin e;

– Servisit programor TV Shutel nuk i janë konstatuar vërejtje për shkelje të dispozitave të Ligjit për veprimtari radiodifuzive;

-TV Era-ës i shqiptoi vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim për shkeljet në vazhdim: kapërcim i limitit për reklamim gjatë një orës reale dhe emetimi i reklamave në lajme;

-TV BTR i shqiptoi vërejtje me shkrim për mos respektimin e obligimeve për emetimin e më pakë se 30% program burimor i prodhuar në gjuhën rome; vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim të obligimit 30% nga emetimi i muzikes instrumentale vokale të jetë në gjuhën rome dhe vërejtje me shkrim për kapërcimin e limitit për reklamim gjatë një kohe reale;

– TV Amazonit ti bëhet me dije se spoti promovues për komunën e Gjorqe Petrovit dhe kryetarin e Komunës në vend si „Aktuale“ duhet të emetohet si reklamim i paguar politik dhe të emetohet në kuadër të minutave të lejuara dhe e shënjuar si reklamë;

-Servisit programor TV EDO nuk i është konstatuar shkele, megjithatë është regjistruar lojë programore e cila emetohet në kohë, dhe nuk është e drejtë e shënjuar me sinjalizim për mbrojtjen e publikut minoren, prandaj KRD konkludoi që ta paralajmëroje TV EDO-n se luajtja e programit duhet të jetë e shënjuar.

KRD e miratoi raportin për plotësimin e obligimeve për emetim pjesë audio vizuale evropiane në vitin 2012 nga ana e TVM 1, TV Alfa dhe TV Asat – M dorëzimi i të dhënave shtesë. Obligimi ligjor për emetimin e pjesëve audio vizuale evropiane në vitin 2012 e kanë plotësuar TVM1 dhe Alfa ndërsa Alsat – M nuk e ka plotësuar obligimin për emetimin e përqindjes së pjesëve audio vizuale evropiane në vitin 2012, për atë Këshilli konkludoi që TV Alsat – M ti shqiptoje masën vërejtje me shkrim me kërkesë për publikim.

KRD e miratoi informacionin në lidhje me konstatimin e mos përqendrimit mediatik tk Shoqëria tregtare radiodfiuzive RTV OBRIS Manastir dhe konkludoi ta urdhëroje radiodfiuzerin e përmendur në afat jo më shumë se tre muaj nga dita e vërtetimit e ekzistimit përqendrim mediatik, ta përshtate punën e vetë me dispozitat që dalin nga Ligji për veprimtari radiodifuzive. Por derisa radiodifuzeri nuk vepron sipas udhëzimeve, Këshilli do të sjelle procedurë për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

KRD e miratoi informacionin në lidhje me propozimin e konstatuar për hapjen e procedurës për falimentim ndaj Shoqërisë tregtare radiodifuzive “MONKARDIO SITI FM” SHKP (për një person të vetëm) Kumanovë dhe ndërprerje të procedurës pas lëndës nga ana e Gjyqit Themelor në Kumanovë, në lidhje meprocedurat enisurapara për hulumtimin e kushteve për hapjen e procedurës për falimentim.

KRD e miratoi informacionin për mbikëqyrjen e përfunduar ndaj punës së operatorëve të rrjetit të komunikacionit publik në Kumanovë dhe fsh, Orizare, Komuna e Likovës më datë 26.07.2013. Tek operatori i rrjetit të komunikacionit publik VVV- Internet Grup është konstatuar se asnjë nga serviset programore që operatori i emeton nuk ka të lidhur marrëveshje me pjesët e rregulluara të autorit dhe të drejtave të ngjashme. I janë marrë 26 servise dhe një kartelë. Tek operatorët e rrjetit të komunikacionit publik IP SISTEMS dhe MULTIMEDIA NET nuk janë konstatuar parregullsi.

 

 



Accessibility

Accessibility