1

Kronikë nga seanca nr. 4

SHKUP, 23.07.2014- Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në seancën e sotme e miratoi Planin vjetor për realizimin e mbikëqyrjes programore (monitorim), Metodologjinë për realizimin e mbikëqyrjes programore (monitorim) dhe Planin vjetor për realizimin e mbikëqyrjes administrative.

Këshilli i Agjencisë konkludoi që ta ndërpresë procedurën për marrjen e lejes për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive të Radio Home Shkup, TV Kaltrina Strugë,Radio Energy Strugë dhe DI-XHEJ Strugë duke pasur parasysh se Radio Home Shkup dhe TV Kaltrina Strugë e kanë paguar kompensimin për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive, DI_XHEJ Strugë ka dorëzuar incizime nga të dhënat e publikuara, me çka e përmbushi obligimin e nenit 13 paragrafi 3 nga Ligji për media, ndërsa Radio Energy Strugë për shkeljen e nenit 13 paragrafet 1 dhe 6 nga Ligji për media i është marrë leja për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive.

Këshilli i Agjencisë e miratoi Draft Rregulloren për punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe të njëjtën do ta publikoje në ueb faqen e Agjencisë me qëllim që palët e interesuara të mundë të dërgojnë mendime dhe vërejtje për tekstin Draft Rregullore, në afat prej 30 ditëve.

Këshilli i Agjencisë i dha miratim ushtruesit të detyrës Drejtorit të Agjencisë për sjelljen e vendimit për hapjen e një konkursi për pranim në marrëdhënie pune dhe për zbatimin e proceduarave për punësim të 1 (një) personi në Sekretariatin e shërbimit profesional të Agjencisë.