Kronikë nga seanca nr. 58-të e KRD-ës

image_pdfimage_print

SHKUP, 18.11.2013- Këshilli i radiodifuzionit (KRD) në seancën e sotme e shqyrtoi monitorimin e serviseve programore të Radio Klub FM Shkup emetuar më datë 30 tetor 2013, TV Menada – Tetovë emetuar më datë 27 gusht 2013, TV Uskana Kërçovë emetuar më datë 26 shtator 2013, TV Sitel Shkup emetuar më datë 21 tetor 2013 dhe Nasha TV Shkup emetuar më datë 3 nëntor të vitit 2013.

Këshilli i radiodifuzionit konkludoi ti shqiptoje masat e më poshtme:

-Radio Klub FM Shkup i shqiptoi 2 (dy) masa me parandalim prej një dite reklamim – njërën për mos përmbushjen e obligimit ligjor për emetimin e më pakë 30% muzikë vokale – instrumentale në gjuhën maqedonase, tjetrën për mos shënjimin dhe mos ndarjen e reklamave nga pjesët e tjera të programit me mjete akustike dhe vërejtje me shkrim për mos respektimin e obligimit që sponsori i programit të jetë qartë i identifikuar, në mënyrë të përshtatshme, respektivisht të jetë qartë e theksuar se punohet për program të sponsorizuar. Programit të këtij radiodifuzeri do ti bëhet edhe një monitorim kontrollues, ndërsa në ndërkohë përfaqësues nga radioja do të ftohen në një takim me qellim që të mos përsëriten shkeljet e njëjta.

-TV Uskana Kërçovë i shqiptoi vërejtje me shkrim për kapërcimin e kufirit për reklamim në një kohë reale.

-TV Sitel Shkup i shqiptoi vërejtje me shkrim për mos respektimin e rregullave për mbrojtjen e të miturve, respektivisht mos shënjimin e paralajmërimit të programeve me pamje vizuale që e sinjalizon kategorin e programit që e njofton.

-Nasha TV Shkup i shqiptoi vërejtje me shkrim për mosrespektimin e obligimit reklamim në programet televizive, programet televizive duhet të futen në atë mënyrë me çka nuk do të mundë të njolloset interneti dhe rëndësia e programit, si dhe të drejtat e autorëve dhe të bartësve të tjerë të të drejtave.

Programit të TV Menada- Tetovë nuk i është konstatuar shkelje të Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe të akteve nënligjore. Dhe programit të TV Menada do ti bëhet monitorim kontrollues, me çka incizimi do të jetë i siguruar me mjete të Këshillit të radiodifuzionit.

KRD e miratoi informacionin për konstatimin e përqendrimit të palejueshëm medial tek SHTR RADIO MUZIOKORE KMR Kumanovë dhe konkludoi që radiodifuzerin e lartpërmendur ta urdhëroje që në afat jo më shumë se tre muaj nga dita e vërtetimit të ekzistimit të përqendrimit të palejueshëm media, ta përputhë punën e vet me predispozitat e Ligjit për veprimtari radiodifuzive.

Këshilli i radiodifuzionit konkludoi që ti lëshoje vërtetimet e më poshtme për paketat e regjistruara programore:

-Shoqërisë për prodhimtari, tregti dhe shërbime TELENT KOM Tetovë Vërtetim nr 6. me çka paketa e regjistruar programore si tërë plotësohet me serviset programore televizive: 24 Kitchen, FOX Movies, FREE-X TV, French Lover, TV Balkanika, FEN TV, PEACE TV, Kanal 7, RTVCG (Radiotelevizioni Mali i Zi), MTV Music, VH1 Classic, MTV Hits, MTV Rocks, MTV Dance, MTV Live HD, Nickelodeon, Nickelodeon Jr, Comedy Central Extra, TV Planeta, HRT 3, HRT 1, ZDF, RTL, TRT International, PRO 7, RTK – (Radio Televizioni i Kosës), Eurosport 1, Eurosport 2, ATV, KANAL D, STAR TV, Top Channel HD, Klan HD, Snews HD, Film Nje HD, Film Dy HD, Plus HD, Film Hits, Film Drame, Film Autor, First TV, X3, X4, Super Sport 5 HD, Sport Klub, Sport Klub +, Sport Klub Prime, Golf Klub, Fishing & Hunting, Ultra, Mini Ultra, IQS Life, Cinemania dhe Karadeniz TV.

-SHTR – Operator i rrjetit kabllor RI GO KABELL SAT Shkup Vërtetim nr. 6 me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me serviset programore televizive: Sport Klub, Sport Klub +, SK Prime, Fashing & Hunting, Golf Klub, Cinemania, Ultra, Mini Ultra dhe IQS Life.

-Në lidhje me ndërprerjen e e riemetimit të servisit programor TV Alsat – M, KRD konkludoi që të drejtohet deri tek operatori i rrjetit të komunikacionit publik Telekabell dhe ta rekomandoj, brenda mundësive të veta ta mundësojë riemetimin e TV Alsat – M.



Accessibility

Accessibility