Kronikë nga seanca nr. 6- të e KRD-ës

image_pdfimage_print

 

Shkup, 29.01.2013– Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotshme i shqyrtoi dhe miratoi raportet nga monitorimi  i programeve të RADIO KANAL 77, TV Era, dhe TELEVIZIONI SONCE transmetuar më datë 18, 19 dhe 20 janar 2013.

 

KRD vendosi të  lëshoje vërtetime  për regjistrimin e paketave programore të më poshtme:

 

– Vërtetim për plotësimin e regjistrimit të paketës programore digjitale nr. 14 të Shoqatës për prodhimin e Tregtisë, Trafikut, mikpritjen dhe shërbimet e prodhimit  “МУЛТИМЕДИЈА НЕТВОРК Л” eksport – import Gostivar, me serviset programore VESTI 24 dhe Kanal 5.

 

– Vërtetim për plotësimin e paketës së regjistruar programore nr. 6-të të Shoqatës për inxhiniering telekomunikimi, softuer, tregti dhe shërbime “ВИН САТ” – Vinicë,  me serviset programore Sport Klub, Sport Klub+, Golf Klub, Fishing & Hunting, Ultra dhe Cinema.
 

Në lidhje me emetimin satelitor të servisit programor të radiodifuzerit regjional SHTR TV Era, KRD vendosi TV Er-ës që ti dërgoje ndërmendje se në Republikën e Maqedonisë servisi programor nuk mund të transmetohet jashtë hapësirës për të cilën ka marrë leje për ushtrim të veprimtarisë radiodiffuzive ose në regjionin e Shkupit, ndërsa  për emetimin e sajë në vendet tjera nuk ka pengesa. Njëkohësisht, KRD vendosi të gjithë operatorëve të rrjeteve të komunikimit publik  jashtë nga Shkupi tu dërgoje letër se nuk mund ta rriemetojnë  servisin programor TV Era.

 

KRD vendosi të gjithë operatorët e rrjeteve të komunikimit publik ti urdhërojë për ndërprerje të programit në kohë të transmetimit  të TV serialit “ Zgjedhja e Larës” – sezoni i dytë për transmetimin në servisin programor televiziv OBN nga Bosnja dhe Hercegovina.

 

Në lidhje me kërkesën e “ДИГИ ПЛУС МУЛТИМЕДИА” rishqyrtim i ligjshmërisë të ritransmetimit të serviseve programore televizive të arena Sport 1,2,3 dhe 4, KRD erdh në përfundim se nuk ka bazë për ndërhyrje në Këshillin e Radiodifuzionit për mbrojtjen  e të drejtave të autorit dhe të ngjashme në fushën e radiodifuzionit, ndërsa në baza të tjera për mbrojtje e shënuara në kërkesat duhet duket të informohet Komisioni për mbrojtjen dhe korrupsion të RM-ës, me kërkesë të “ДИГИ ПЛУС МУЛТИМЕДИА”.



Accessibility

Accessibility