Kronikë nga seanca nr. 8- të e KRD-ës

image_pdfimage_print

 

Shkup, 06.02.2013- Në lidhje me kërkesën për miratimin e nderimit të strukturës pronësore të SHTR Televizioni Koçani – nga Koçani, Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotshme konkludoi të lëshoje miratim për ndërrimin të strukturës pronësore, pasi ajo nuk ka krijuar përqendrim mediatik të paligjshëm, dmth nuk ka pengesa formale dhe ligjore.

 

KRD e miratoi Raportin nga monitorimi i sjelljes së radiodifuzerëve  në periudhë para fillimit të fushatës zgjedhore. Në periudhë prej 24 janar deri më 2 shkurt  2013 nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave nga Rregullorja për sjelljen e radiodifuzerëve para fillimit të fushatës zgjedhore.

 

KRD e shqyrtoi Raportin nga analiza e emisionit kontaktues “Ju dhe shëndeti i juaj “  transmetuar më datë 29 janar 2013 në TV Amazon –  Shkup dhe  vendosi që radiodifuzerit ti shqiptoje masë ndalim për reklamim dhe teleshoping me kohëzgjatje prej një dite, për shkak se përmbajtja e misionit të lartë përmendur ka potencial të nxisë urrejtjen dhe intolerancën fetare.

 

Për regjistrimin e kryer të mjeteve themelore, inventar i imët, materialet dhe pjesët rezerve në magazinë, përmbarimet dhe obligimet e Këshillit të Radiodifuzionit të RM-ës për vitin 2012, KRD solli disa vendime për miratimin e listave përkatëse të regjistrimit.

 

Në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për statusin e implementimit të standardit ISO 9001:2008, KRD konkludoi, të informohet Ministria gjatë aktivitetet që ndërmerren  për implementimin të standardit të përmendur



Accessibility

Accessibility