Kronikë nga seanca nr. 9- të e KRD-ës

Shkup, 12.02.2013– Këshilli i Radiodifuzionit  (KRD) në mbledhjen e sotshme e shqyrtoi raportin e monitorimit mbi sjelljen e radiodifuzerëve para fillimit të fushatës zgjedhore, në periudhë prej 3 deri më 8 shkurt 2013, me përjashtim të televizionit Kanal 5 për të cilën monitorimi ka mbaruar më datë 5 shkurt dhe Nasha TV për të cilën monitorimi  është i kryer më datë 7 shkurt. Në periudhën e analizuar nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave nga Rregullorja për sjelljen e radiodifuzerëve në periudhë para fillimit të fushatës zgjedhore.

KRD, në lidhje me kërkesat e taksapaguesve për pagesën e taksës radiodifuzive nga vendi i ashtuquajtur “Потокот”, Veles, solli vendim për lirimin e tij nga taksa për radiodifuzion, për shkak të mos pasjes mbulim me sinjal radfiodifuziv.

KRD vendosi që ti dërgojë letër Shoqatës për tregti dhe shërbime TOTAL TV-Shkup që ta kompletoje dokumentacionin për regjistrimin e paketës së servisit programor nr. 03/2013  prej datës 21.01.2013, në afat prej 15 ditësh që nga arritja e letrës, me paralajmërim se ne të kundërt do ti hidhet kërkesa në lidhje me ata servise programore për të cilat nuk i kanë plotësuar  kushtet për regjistrim. Njëkohësisht, Këshilli konkludoi ta urdhërojë TOTAL TV-Shkup menjëherë ta ndërpresë transmetimin e serviseve programore të më poshtme: TV Alfa nga Republika e Sërbisë, B92 nga Republika e Sërbisë, SOS nga Republika e Sërbisë, TV Palma Plus nga Republika e Sërbisë, RTS 1 nga Republika e Sërbisë, Cinemania nga Republika e Sërbisë, Crime & Investigation  nga SHBA, Pink Extra nga Republika e Sërbisë, Pink Plus nga Republika e Sërbisë, Pink Folk nga Republika e Srbisë, Pink Family nga Republika e Sërbisë, Pink Music nga Republika e Sërbisë, Private Spice nga SHBA dhe French lover TV nga Holanda.

KRD konkludoi që të lëshoje disa vërtetime për regjistrimin e paketave programore :

Vërtetim për regjistrimin e paketës programore  nr. 10 të Shoqatës për telekomunikim inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime “ДИГИ ПЛУС МУЛТИМЕДИА” – Shkup, me çka paketa e regjistruar programore si tërësi plotësohet me servisin e programit televiziv OBN.

Vërtetim  për regjistrimin e paketës programore  nr. 11 të Shoqatës për telekomunikim inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime “ДИГИ ПЛУС МУЛТИМЕДИА” – Shkup, me çka paketa e regjistruar programore si tërësi plotësohet me servisin e programit televiziv Jugoton TV.

Vërtetim për regjistrimin e paketës programore nr. 12 të Shoqatës për telekomunikim inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime “ДИГИ ПЛУС МУЛТИМЕДИА” – Shkup, me çka paketë e regjistruar programore si tërësi plotësohet me servisin e programit televiziv Dorcel TV.

Vërtetim për regjistrimin e paketës programore nr. 7 të Shoqatës për telekomunikim inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime “ВИН САТ” – Виница, me çka paketa e regjistruar programore si tërësi plotësohet me servisin e programit televiziv HRT 3.

Vërtetim për regjistrimin e paketës programore  digjitale nr. 40 të Shoqatës për telekomunikim inxhinieringu, softuer, tregti dhe shërbime ‘БЛИЗУ МЕДИА EНД БРОУДБЕНД’ Shkup, për qytetin e Shkupit, Tetovës, Veles, Shtip, Prilep, me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin programor të televizionit Drama, CBS Reality, FLN, Extreme Sport.
 
Vërtetim  për regjistrimin e paketës programore digjitale servisi programor nr. 2 të Shoqatës për telekomunikim “СКУПИ КАБЛЕ” – Shkup , me çka paketa e regjistruar programore si e tërë plotësohet me servisin programor të televizionit Sitel 3, Kanal 5, Kanal 5 plus, Nasha TV, Era, TOP Channel, Klan TV, Klan KS, Digi Plus, Film Aksion, Film Komedi, Film Triller, Exp Nature, Bang Bang, Cufo TV, T-channel dhe My Music.
 



Accessibility

Accessibility