Kronikë nga seanca (PUBLIKE) nr. 31 e KRD-ës

image_pdfimage_print

SHKUP, 24.06.2013 – Në seancën e sotme Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) konkludoi që ta ndryshoje dhe plotësoje Planin vjetor për furnizime publike për vitin 2012, në mënyrë që Plani të  plotësohet me Paragrafin “Plotësim i masave nga fusha e sigurimit dhe  shëndetësi gjatë punës” ndërsa paragrafi  “  Përmirësim i softuerit ekzistues për analizë të Radio dhe TV programeve” ndryshohet si vijon “Hulumtim i pyetjeve gjinore në programet e transmetuesve” ndërsa paragrafi “Angazhimi i 2 eksperteve të huaja” fshihet.

Për sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare për sjelljen e aktiviteteve të cilat dalin nga strategjia kombëtare për aktivitete gjinore 2013-2020 dhe për plotësimin e masave nga fusha e sigurisë dhe shëndet gjatë punës, KRD e miratoi Ribalancin e Planit financiar të Këshillit të Radiodifuzionit për vitin 2012.

Pas njoftimit të marrë më para për ndërprerjen e transmetimit programor televiziv nga SHTR televizioni KRT Shkup, Këshilli i Radiodifuzionit solli vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë së lejes nr. 07 – 196 më datë 28.05.2013 të SHTR Televizioni KRT Shkup.

KRD e miratoi informacionin për përmbushjen e obligimeve nga neni 10 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari radiodifuzive nga ana e transmetuesve të cilët transmetojnë servise TV programore nëpërmjet rrjetit të komunikacionit publik të cilët nuk shfrytëzojnë resurse të kufizuara, me analizë të marrëveshjeve të dorëzuara dhe konkludoi si më poshtë:

–    Me letër të re, të kërkoje dorëzim të përgjigjeve për transmetimin nga ata transmetues të cilët nuk kanë dorëzuar ashtu, ose kanë dorëzuar marrëveshje me vetëm një pjesë nga operatorët e rrjetit të komunikacionit publik të cilët nuk shfrytëzojnë resurse të kufizuara, me dhënien e afatit shtesë prej 8 (tetë) ditëve, dhe

–    Këshilli i Radiodifuzionit  javën e ardhshme do të mbaje mbledhje me përfaqësuesit e operatorëve të rrjetit të komunikacionit publik të cilët nuk shfrytëzojnë resurs të kufizuar dhe me stacionet televizive për shkak të rishikimit të të gjitha të drejtave, problemet teknologjike dhe financiare në lidhje me ndryshimet e dispozitave të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari radiodifuuzive (Gazeta Zyrtare e RM-ës nr. 72/2013).

KRD e miratoi Mendimin për  Propozim  Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat ngjashme dhe konkludoi të njëjtën ta dërgoje deri te Ministria për Kulturë e Republikës së Maqedonisë.



Accessibility

Accessibility