Shkup, 27.02.2019. – Për mosplotësimin e detyrimeve nga neni 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuel, për shkak të tarifës vjetore të papaguar për licencën e transmetimit televiziv Brenda afatit të përcaktuar ligjor, Këshilli i Agjencisë miratoi tre(3) Vendime për heqjqn e licencës së TRD KANAL 5 plus SHPKPV Shkup, TRD TV SHKUP SHPK Shkup, dhe TRD K TRI Televizion SHPKPV Kumanovë.
Në seancën e sotme, Këshilli gjithashtu miratoi Vendimin për pezullimin e procedurave të filluara për marrjen e licencave për transmetim televiziv dhe radiotransmetim si në vijim: RTD Televizioni Sonce, SHPKPV Sonce Prilep,TRD Televizioni koçan-LD SHPKPV Koçan, TRD BI-KI-AL SHPKPV Manastir, TRD Radio Vallandov SHPK, TRD TV Amazon, TRD TV GURRA SHPKPV Kërçov, dhe TTRD T.V.KALTRINA Mazar Tateshi, Strug SHPKPV.
Bazuar nga konstatimet nga mbikëqyrja operative mbi operatorin e rrjetit të komunikimit elektronik TOTAL TV SHPK Shkup, ku u konstatua se operatori ritransmeton një paketë programore që nuk është e regjistruar në Agjenci, Këshilli i Agjencisë miratoi si Përfundim për inicimin e procedurës kundërvajtje.
Në të njëjtën kohë, miratoi një Vendim për fshirjen nga regjistri i transmetuesve të Kompanisë transmetuese televizive SONCE SHPKPV Prilep.