Kronikë nga seanca14-të

Shkup, 25.03.2019. – Këshilli i Agjencisë përcaktoi pozicionin e Agjencisë në raport me rezultatin e audimit të kryer nga një auditor i pavarur për vitin 2018, ku u pajtua me opinionin e dhënë në raportin e audimit për vitin 2018.

Në seancë Këshilli miratoi Vendimin që miraton Raportin vjetor mbi punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2018 e cila përmban raport mbi zbatimin e planit vjetor për mbikëqyrjen e programit dhe raport finansiar për realizimin e finansave për 2018, dhe planin vjetor me të ardhurat e realizuara shpenzime, llogari të arkëtueshme dhe detyrimet për vitin 2018.

Në lidhje me njoftimin për ndryshimin e strukturës së pronësisë, Këshilli i Agjencisë miratoi një vendim që lejon ndryshimin e strukturës së pronësisë së TRD GOLLDI SHPKPV Veles.

Bazuar në përfundimet nga raporti me shkrim, Këshilli i Agjencisë i drejtoi një shkresë me shkrim ndaj TRD 1TV SHPKPV Shkup për shkelje të nenit 61 paragrafi 1 alineja 1 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pjesën e parimit për mbrojtjen e dinjitetit personal.

Është miratuar vendim për shqiptimin e masës vërejtje publike, ndaj TRD Televizioni Makpetroll SHPKPV Shkup për shkelje të nenit 14 nga Ligji për media.



Accessibility

Accessibility