Kronikë nga vazhdimi i parë i Mbledhjes së 5-të

SHKUP, 21.3.2012 – Në vazhdimin e parë të Mbledhjes së pestë KRD shqyrtoi Informatën për punën e televizioneve satelitore, pas së cilës njëzëri vendosi që t’i merret leja TV BM mbi bazë të nenit 63 paragrafi 1 alineja 1, për shkak të mosfillimit të veprimtarisë në afatin e paraparë. TV Jungle, TV Perspektiva (SkajNet Plus), TV 24Vesti, TV AB Kanal dhe TV Pink minus kanë afat prej 15 ditësh që t’i shmangin pengesat përse nuk emetohen me satelit dhe t’i përmbushin obligimet që kanë ndaj KRD; në të kundërtën, KRD do t’u marrë lejet e kryerjes së veprimtarisë radiodifuzive.
Pasi u panë raportet nga monitorimet e kryera, KRD doli me këto ndërmendje dhe shqiptoi këto masa:
TV Jungle: 4 vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi;
TV Nasha: 2 ndërmendje;
TV AB Kanal: 2 ndërmendje;
TV Alfa: 4 ndërmendje;
TV Sitel 3: vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi dhe ndërmendje;
TV Pink 15 minus: 3 vërejtje me shkrim me kërkesë publikimi dhe 1 ndërmendje;
TV 24Vesti: nuk ka shkelje;
TV Perspektiva: 2 ndërmendje;
TV Sonce: 2 ndërmendje;
Pas monitorimit që i ishte bërë TV A2, u konstatua që duhet bërë korrespondencë me radiopërhapësin dhe me drejtuesin falimentues, për t’u bërë të ditur që TV A2 nuk i plotëson kushtet e lejes dhe ata të japin një informatë rreth gjendjes faktike dhe planeve të tyre të mëtejshme.
Në lidhje me emisionin „Rruga drejt…“, emetuar në Alsat-M, u konstatua që veprohet ndryshe prej parimeve programore në pjesën ku udhëheqësi i emisionit nuk intervenon dhe nuk distancohet, as që e paralajmëron bashkëbiseduesin e vet, kur ai thotë ofendimet. Me këtë Alsat-M vepron në kundërshtim me parimin programor të nenit 68, paragrafi 2, alineja 2 për „mbrojtje të privatësisë dhe të dinjitetit të personalitetit“.
Për Raportin nga analiza e Ditarit 1 të TV Sitel, të datës 10 mars 2012, KRD konkludoi që është thyer neni 68 i Ligjit për veprimtari radiodifuzive.

Accessibility

Accessibility