Kronokë nga seanca 12-të

Shkup, 13.03.2019. – Këshilli i Agjencisë miratoi dhe vendosi për rishqyrtim Draft Raportin Vjetor mbi punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2018.

U miratua gjithashtu dhe raporti për inkurajimin e medias së shkruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut(2016-2018).

Bazuar në përmbushjen e plotë të detyrimit nga neni 80 paragrafi 5 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Këshilli miratoi dy(2) Vendime për ndalimin e procedurës për inicimin e heqjes së licencës për transmetim televiziv dhe radiotransmetim të TRD TV Shutell SHPKPV Shkup dhe TRDD Radio Fama SHPK Tetovë.

Për shkak të shkeljeve të konstatuara, masa vërejtje publike janë marrë ndaj: Televizionit Maqedonas – Shërbimi i programit të dytë (MRT2), Radio Maqedonase –Shërbimi i programit të pare(MRA1), Radio Maqedonase-shërbimi i programit të tretë(MRA3) dhe televizioni Makpetroll.

Sugjerim me shkrim i është dërguarTRD 1 TV për shkelje të nenit 61 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele-për kryerjen e aktivitetit.

Pas konstatimit të gabimit me një raport me shkrim mbi mbikëqyrjen administrative të kryer Këshilli i Agjencisë pranoi njoftimin dhe miratoi një përfundim ku do të njoftohet TRD Kanal 5 se raporti është anuluar.

Në seancë, Këshilli miratoi Vendimin për fshirjen nga regjistri i transmetuesit të TRD K TRI Televizioni SHPKPV Kumanovë, TRD SHKUP SHPK Shkup dhe TRD KANAL SHPK Shkup dhe TRD KANAL 5 Plus SHPKPV Shkup.

Këshilli i Agjencisë pranoi kërkesën e Agjencisë dhe miratoi Përfundim për shtyrjen e afatit për dhënien e provimit.



Accessibility

Accessibility