Direktiva 97/55/BE – për reklamimin e pavërtetë e krahasimtar

DIREKTIVA 97/55/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 6 tetor 1997, me të cilën ndryshon Direktiva 84/450/BEE, e cila ka të bëjë me reklamimin e pavërtetë, me qëllim që të përfshihet reklamimi krahasimtar

PARLAMENTI EVROPIAN DHE KËSHILLI I BASHKIMIT EVROPIAN

Duke pasur parasysh Marrëveshjen me të cilën është themeluar Bashkësia Evropiane, sidomos Nenin 100a të saj,
Duke pasur parasysh propozimin e Komisionit (*1),

Duke pasur parasysh mendimin e Komitetit të Çështjeve Ekonomike-Sociale (*2),

Duke vepruar konform procedurës së përcaktuar në Nenin 189b të Marrëveshjes (*3), në frymën e tekstit të përbashkët të lejuar nga Komiteti për harmonizim, më 25 qershor 1997,

(1) Meqë një prej qëllimeve kryesore të Bashkësisë është zhvillimi i tregut të brendshëm; meqë është i domosdoshëm adoptimi i masave që të sigurohet funksionimi i papenguar i tregut të këtillë; meqë tregu i brendshëm përfshin vise pa kufij të brendshëm dhe ku mallrat, njerëzit, shërbimet dhe kapitali mund të lëvizin lirisht;

(2) Meqë zhvillimi i tregut të brendshëm do të thotë, madje, zgjedhje me rreze më të gjerë; duke pasur parasysh se konsumatorët kanë dhe patjetër duhet të nxjerrin dobinë më të madhe nga tregu i brendshëm dhe se reklamimi është një mjet shumë i rëndësishëm në krijimin e kanaleve të vërteta për rrjedhën e mallrave dhe të shërbimeve në Bashkësi; meqë duhet të barazohen dispozitat themelore me të cilat rregullohen forma dhe përmbajtja e reklamimit krahasimtar dhe të harmonizohen kushtet për përdorimin e reklamimit krahasimtar në vendet anëtare; duke marrë parasysh se, po qe se këto kushte plotësohen, kjo duhet të ndihmojë që në mënyrë objektive të demonstrohen vlerat e produkteve të ndryshme të krahasueshme; meqë reklamimi krahasimtar gjithashtu mund ta nxit konkurrencën ndërmjet furnizuesve me të mira dhe shërbime në dobi të konsumatorit;

(3) Meqë ligjet, aktet rregullative dhe administrative të vendeve të veçanta që kanë të bëjnë me reklamimin krahasimtar në shkallë të madhe dallojnë; meqë reklamimi shtrihet përtej kufijve dhe pranohet në territorin e vendeve të tjera anëtare; meqë pranimi ose mospranimi i reklamimit krahasimtar sipas ligjeve të ndryshme nacionale mund të paraqesë pengesë për lëvizjen e lirë të mallrave e të shërbimeve dhe të shkaktojë çrregullimin e konkurrencës; meqë kompanitë veçanërisht mund t’u nënshtrohen formave të reklamimit të zhvilluara nga ana e konkurrencës së tyre, së cilës këto mund t’i përgjigjen me masë të njëjtë; meqë duhet të sigurohet liria për sigurimin e shërbimeve që kanë të bëjnë me reklamimin krahasimtar; meqë Bashkësia është e thirrur që ta përmirësojë gjendjen;

(4) Meqë leximi i gjashtë i Direktivës 84/450/BEE të Këshillit, datë 10 shtator 1984, që ka të bëjë me afrimin e ligjeve, aktet rregullative dhe administrative të vendeve anëtare në lidhje me reklamimin e pavërtetë (*4), thekson se, pas harmonizimit të dispozitave nacionale kundër reklamimit të pavërtetë, “në fazën e ardhshme, po qe se kjo është e domosdoshme, reklamimi krahasimtar do të duhet të rregullohet, mbi bazë të propozimeve përkatëse të Komisionit “;

(5) Meqë pika 3(d) e Aneksit të Rezolutës së Këshillit, datë 14 prill 1975, për programin preliminar të Bashkësisë Ekonomike Evropiane për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për politikën e informimit (*5), përfshin të drejtën e informimit në të drejtat themelore të konsumatorëve; meqë kjo e drejtë është konfirmuar me Rezolutën e Këshillit, datë 19 maj 1981, si program i dytë i Bashkësisë Ekonomike Evropiane për mbrojtjen e konsumatorëve dhe për politikën e informimit (*6), pika 40 e Aneksit, që konkretisht merret me informimin e konsumatorëve; meqë reklamimi krahasimtar, në rastin kur krahason karakteristika materiale, relevante, të verifikueshme dhe reprezentative dhe kur nuk është e pavërtetë, mund të bëhet mjet legjitim për informimin e konsumatorëve në dobi të tyre;

(6) Meqë ka nevojë që të përgatitet koncepti i gjerë për reklamimin krahasimtar, me qëllim që të përfshihen të gjitha mënyrat e reklamimit krahasimtar;

(7) Meqë kushtet e reklamimit krahasimtar të lejueshëm, sa i takon krahasimit, duhet të vihen me qëllim që të përcaktohet se cilat praktika të lidhura me reklamimin krahasimtar mund ta çrregullojnë konkurrencën, të jenë të dëmshme për konkurrentët dhe të kenë efekt të kundërt ndaj zgjedhjes së konsumatorëve; meqë kushtet e këtilla të reklamimit të lejuar duhet të përfshijnë kritere për krahasim objektiv të karakteristikave të mallrave dhe të shërbimeve;

(8) Meqë duhet mundësuar krahasimi vetëm i çmimit të mallrave dhe shërbimeve, po qe se një krahasim i këtillë respekton kushte të caktuara, sidomos të mos jetë i pavërtetë;

(9) Meqë, me qëllim që të pengohet shfrytëzimi i reklamimit krahasimtar në mënyrë jokonkurrente dhe të padrejtë, duhet të lejohet krahasimi vetëm ndërmjet mallrave dhe shërbimeve konkurrente që kënaqin të njëjtat nevoja ose që kanë destinim të njëjtë;

(10) Meqë konventat ndërkombëtare për të drejtat e autorit, si dhe dispozitat nacionale për obligime kontraktuale dhe jokontraktuale, do të aplikohen kur rezultatet nga testet krahasimtare, të nxjerra nga pala e tretë, kanë të bëjnë me- ose riprodhohen në reklamimin krahasimtar;

(11) Meqë kushtet për reklamimin krahasimtar duhet të jenë kumulative dhe të respektohen në tërësi; meqë, në bazë të Marrëveshjes, zgjedhja e formave dhe e metodave për implementimin e këtyre kushteve do t’u lihet vendeve anëtare, po qe se këto forma dhe metoda veç më nuk janë caktuar me këtë Direktivë;

(12) Meqë këto kushte veçanërisht duhet t’i marrin parasysh vërejtjet ndaj dispozitave që dalin nga Rezoluta (BЕЕ) Nr. 2081/92 e Këshillit, e datës 14 korrik 1992, për mbrojtjen e treguesve gjeografikë dhe të shenjuesve të prejardhjes së prodhimeve bujqësore dhe ushqimore (*7) , sidomos të nenit 13 të së njëjtës, si dhe të dispozitave të tjera të Bashkësisë të miratuara nga sfera e bujqësisë;

(13) Meqë neni 5 i Direktivës së Parë 89/104/BЕЕ të Këshillit, e datës 21 dhjetor 1988, për afrimin e ligjeve të vendeve anëtare që kanë të bëjnë me shenjat mbrojtëse (*8), i cakton të drejtën ekskluzive pronarit të shenjës mbrojtëse të regjistruar, përfshi dhe të drejtën që të pengojë që pala e tretë të shfrytëzojë, gjatë tregtimit, çfarëdo qoftë shenje që është identike ose e ngjashme me shenjën mbrojtëse që ka të bëjë me mallra ose shërbime identike ose ku, madje, është gjegjëse me mallra të tjera;

(14) Meqë, ndërkaq, do të jetë e domosdoshme, me qëllim që reklamimi krahasimtar të jetë me efekt, të identifikohen mallrat ose shërbimet e një konkurrenti, ashtu që do të theksohet shenja mbrojtëse ose emri mbrojtës, ku ky i fundit është pronar;

(15) Meqë shfrytëzimi i këtillë e shenjës së huaj mbrojtëse, i emrit të huaj mbrojtës ose shenja të tjera të dallueshme nuk e prekin të drejtën ekskluzive në rastet kur është në harmoni me kushtet e përcaktuara në këtë Direktivë, ndërsa qëllimi i destinuar shfrytëzohet vetëm për dallim të ndërsjellë dhe që në mënyrë objektive të theksohen dallimet;

(16) Meqë duhet të nxirren dispozita që mjetet juridike dhe/ose administrative për kompensim, përmendur në nenet 4 dhe 5 të Direktivës 84/450/BЕЕ, të vihen në dispozicion për kontrollimin e reklamimit krahasimtar që nuk do t’i plotësojë kushtet me këtë Direktivë; meqë, sipas leximit të gjashtëmbëdhjetë të kësaj Direktive, me kontrollin vullnetar nga ana e trupave vetërregullatorë me qëllim që të eliminohet reklamimi i pavërtetë mund t’i iket kërkimit të zgjidhjes përmes veprimeve administrative ose gjyqësore dhe për këtë shkak kontrolli i këtillë vullnetar duhet të nxitet; meqë neni 6 në të njëjtën mënyrë aplikohet edhe për reklamimin krahasimtar të palejuar;

(17) Meqë trupat vetërregullatorë nacionalë mund ta koordinojnë punë e tyre përmes asociacioneve dhe organizimeve të themeluara në nivelin e Bashkësisë dhe, veç tjerash, të merren me ankimimet tejkufitare;

(18) Meqë neni 7 i Direktivës 84/450/BEЕ, i cili vendeve anëtare u mundëson promovimin ose miratimin e dispozitave në lidhje me sigurimin e mbrojtjes më të gjerë të konsumatorëve, personave që merren me tregti, biznes, zanat ose profesion, dhe të opinioniot të përgjithshëm, nuk duhet t’i referohet reklamimit krahasimtar, duke qenë se qëllimi i ndryshimit të Direktivës së theksuar është vënia e kushteve sipas të cilave reklamimi krahasimtar është i lejueshëm;

(19) Meqë krahasimi që i paraqet mallrat ose shërbimet si imitim ose replikë të mallrave ose shërbimeve që kanë shenjë mbrojtëse ose emër mbrojtës nuk do të konsiderohet se i plotëson kushtet që do të duhet të plotësohen që reklamimi krahasimtar të jetë i lejueshëm;

(20) Meqë Direktiva në asnjë mënyrë nuk ndikon mbi dispozitat e Bashkësisë për reklamimin e produkteve dhe/ose shërbimeve specifike ose kufizimet ose ndalesat për reklamimin në media të caktuara;

(21) Meqë, po qe se vendi anëtar, konform dispozitave të Marrëveshjes, e ndalon reklamimin e mallrave ose shërbimeve të caktuara, kjo ndalesë, sa i përket asaj se a është drejtpërdrejt e imponuar ose nga ana e një trupi ose e një organizate përgjegjëse sipas ligjit të atij vendi anëtar për rregullimin e veprimeve komerciale, industriale, zejtare ose profesionale, të zgjerohet kah reklamimi krahasimtar;

(22) Meqë vendet anëtare nuk obligohen që të lejojnë reklamimin krahasimtar të mallrave ose shërbimeve, kështu që, konform dispozitave të Marrëveshjes, do t’i ruajnë ose do të promovojnë ndalesat, përfshi dhe ndalesat për metodat e marketingut ose reklamimit që kanë të bëjnë me grupe të thyeshme konsumatorësh; meqë vendet anëtare, konform dispozitave të Marrëveshjes, mund të ruajnë ose të promovojnë ndalesa ose kufizime për shfrytëzimin e reklamimit të shërbimeve profesionale, pa marrë parasysh se a janë të imponuara drejtpërdrejt ose nga ana e ndonjë trupi ose organizate përgjegjëse sipas ligjit të vendit anëtar për rregullimin e aktivitetit profesional;

(23) Meqë rregullimi i reklamimit krahasimtar, sipas kushteve të vëna në këtë Direktivë, është i domosdoshëm për rrjedhë të papenguar të tregut të brendshëm e meqë veprimi në nivel të Bashkësisë është kusht; meqë miratimi i Direktivës është instrumenti adekuat për shkak se i përcakton parimet e përgjithshme të niveluara, ndërkohë që vendet anëtare mund ta zgjedhin formën dhe metodën adekuate me të cilat do t’i arrijnë qëllimet; meqë është në harmoni me parimet e subsidiaritetit;

(*1) ОЈ C 180, 11.7. 1991, fq. 14 dhe ОЈ C 136, 19. 5. 1994, fq. 4.

(*2) ОЈ C 49, 24. 2. 1992, fq. 35.

(*3) Mendim i Parlamentit Evropian i datës 18 nëntor 1992 (ОЈ C 337, 21. 12. 1992, fq. 142), Qëndrim i përbashkët i Këshillit i datës 19 mars 1996 (ОЈ C 219, 27. 7. 1996, fq. 14) dhe Vendim i Parlamentit Evropian i datës 23 tetor 1996 (ОЈ C 347, 16. 11. 1996, fq. 69). Vendim i Parlamentit Evropian i datës 16 shtator 1997 dhe Vendim i Këshillit i datës 15 shtator 1997.

(*4) ОЈ L 250, 19. 9. 1984, fq. 17.

(*5) ОЈ C 92, 25. 4. 1975, fq. 1.

(*6) ОЈ C 133, 3. 6. 1981, fq. 1.

(*7) ОЈ L 208, 24. 7. 1992, fq. 1.

(*8) ОЈ L 40, 11. 2. 1989, fq. 1. Direktivë e cila për herë të fundit është ndryshuar me Vendimin 92/10/BЕЕ (ОЈ L 6, 11. 1. 1992, fq. 35).

MIRATOI KËTË DIREKTIVË:

Neni 1

Direktiva 84/450/BЕЕ me këtë ndryshon si në vazhdim: (1) Titulli do të ndryshojë me titullin vijues:

“Direktivë e Këshillit, e datës 10 shtator 1984, që ka të bëjë me reklamimin e pavërtetë dhe krahasimtar “;

(2) Neni 1 do të ndryshojë me këtë në vazhdim:

“Neni 1

Qëllimi i kësaj Direktive është të mbrojë konsumatorët, personat që merren me tregti, biznes, zanat ose profesion dhe interesat e opinionit publik në përgjithësi, nga reklamimi i pavërtetë dhe nga pasojat e padrejta që mund të dalin, dhe të përcaktojë kushte sipas të cilave do të lejojë reklamimin krahasimtar.”;

(3) Pika në vazhdim do të hyjë në Nenin 2:

“2а “reklamim krahasimtar ” do të thotë çfardo reklamimi që në mënyrë eksplicite ose implicite e zbulon konkurrentin ose mallrat dhe shërbimet që i ofron konkurrenti “;

(4) Neni vijues do të shtohet:

“Neni 3а

1. Reklamimi krahasimtar, gjithnjë derisa është fjala për krahasim, do të jetë i lejueshëm kur do të plotësohen kushtet në vazhdim:

(а) nëse nuk është i pavërtetë sipas neneve 2 (2), 3 dhe 7 (1);

(b) nëse krahason mallra ose shërbime që i plotësojnë të njëjtat nevoja ose që janë me destinim të njëjtë;

(c) nëse objektivisht krahason një ose më shumë karakteristika materiale, relevante, të verifikueshme dhe reprezentative të atyre mallrave ose shpërblimeve, që mund të përfshijë edhe çmimin;

(d) nëse nuk krijon huti në treg ndërmjet atij që reklamon dhe konkurrentit, ose ndërmjet shenjave mbrojtëse, emrave mbrojtës, shenjave, të mirave ose shërbimeve të tjera të njohshme të atij që reklamon dhe ato të konkurrencës;

(е) nëse nuk i komprometon ose nënçmon shenjat mbrojtëse, emrat mbrojtës, shenjat, mallrat, shërbimet, aktivitetet ose kushtet tjera njohëse të konkurrentit;

(f) nëse produktet me prejardhje të shënuar, në çdo rast i lidh me produktet me shënim të njëjtë;

(g) nëse nuk e shfrytëzon në mënyrë të pandershme autoritetin e shenjës mbrojtëse, të emrit mbrojtës ose të shenjave të tjera njohëse të konkurrentit ose të prejardhjes së shënuar të produkteve konkurrente;

(h) nëse nuk paraqet mallra ose shërbime si imitim ose replikë mallrash ose shërbimesh që kanë shenjë mbrojtëse ose emër mbrojtës.

2. Çdo krahasim që ka të bëjë me ofertën speciale në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke duhet ta shënojë datën kur mbaron oferta ose, atje ku përshtatet, cilave mallra ose shërbime të arritshme u referohet dhe, atëherë kur oferta speciale ende nuk ka filluar, data e fillimit të periudhës gjatë së cilës do të aplikohet çmimi special ose kushtet tjera specifike.”;

(5) Nënparagrafi i parë dhe i dytë i nenit 4 (1) do të zëvendësohen me këtë në vazhdim:

“1. Shtetet anëtare patjetër të sigurojnë ekzistimin e mjeteve adekuate dhe efektive të luftës kundër reklamimit të pavërtetë dhe për respektimin e dispozitave për reklamim krahasimtar në interes të konsumatorëve, si dhe të konkurrentëve dhe të opinionit të përgjithshëm. Mjetet e tilla duhet të përfshijnë dispozita juridike sipas të cilave personat ose organizatat që sipas ligjit nacional llogaritet se kanë interes legjitim të ndalojnë reklamimin e pavërtetë ose që e rregullojnë reklamimin krahasimtar mund:

(а) të ndërmarrin masa juridike kundër reklamimit të tillë; dhe/ose

(b) reklamimin e tillë t’ia drejtojnë trupit kompetent që të vendosë ose mbi bazë të ankesave ose të fillojë procedura juridike përkatëse.”;

Neni 4 (2) me këtë ndryshon siç vijon:

(а) rreshtat e nënparagrafit të parë do të ndryshojnë me këto në vazhdim:

“- të urdhërohet ndërprerja ose të ndërmerren procedura juridike përkatëse për të urdhëruar ndërprerjen e reklamimit të pavërtetë ose të reklamimit krahasimtar të palejuar, ose

– nëse reklamimi i pavërtetë ose reklamimi krahasimtar i palejuar ende nuk është publikuar, ndërsa publikimi është i pashmangshëm, të urdhërohet ndalimi, ose të ndërmerren masa jurdike përkatëse për të urdhëruar ndalimin e publikimit të tillë”;

(b) hyrja e nënparagrafit të tretë do të ndryshojë me këtë në vazhdim:

“Më tej, vendet anëtare gjyqeve ose trupave kompetente mund t’u japin kompetencë e cila do t’u mundësojë, në pikëpamje të eliminimit të efekteve të vazhduara nga reklamimi i pavërtetë ose nga reklamimi krahasimtar i palejuar, ndërprerje të urdhëruar me vendim definitiv”;

(7) Neni 5 do të zëvendësohet me sa vijon:

” Neni 5

Kjo Direktivë nuk e përjashton kontrollin vullnetar të reklamimit të pavërtetë dhe krahasimtar nga ana e trupave vetërregullatorë, të cilën gjë vendet anëtare mund ta nxisin, ndërsa ankesat pranë këtyre trupave zgjidhen në procedurë administrative të udhëzuar nga ky Nen.”;

(8) Neni 6 (а) do të ndryshojë me sa vijon:

,,(а) të kërkohet prej atij që reklamon që të sigurojë dëshmi për saktësinë e pohimeve në reklamim po qe se, duke marrë parasysh interesat legjitime të atij që reklamon ose të cilësdo palë të procedurës, kërkesa e tillë duket adekuate mbi bazë të rrethanave të secilit rast të veçantë dhe në rastin e reklamimit krahasimtar të kërkojë prej atij që reklamon të sigurojë dëshmi për një kohë të shkurtër; dhe”;

(9) Neni 7 do të zëvendësohet me këtë në vazhdim:

“Neni 7

1. Kjo Direktivë nuk i pengon vendet anëtare që të ruajnë ose të miratojnë dispozita në drejtim të sigurimit të mbrojtjes së gjerë nga reklamimi i pavërtetë i konsumatorëve, të personave që merren me tregti, biznes, zanat ose profesion tjetër, dhe të opinionit të përgjithshëm.

2. Paragrafi 1 nuk do të aplikohet ndaj reklamimit krahasimtar, sa i takon krahasimit.

3. Dispozitat e kësaj Direktive do të aplikohen pa prekur dispozitat e Bashkësisë për reklamimin e produkteve dhe/ose shërbimeve konkrete ose kufizimet a ndalesat për reklamim në media të caktuara.

4. Dispozitat e kësaj Direktive që kanë të bëjnë me reklamimin krahasimtar nuk i obligojnë vendet anëtare të cilat, konform dispozitave të Marrëveshjes, ruajnë ose promovojnë ndalesa për reklamimin e mallrave dhe shërbimeve të caktuara, pa marrë parasysh se a janë të imponuara direkt ose nga ana e trupit ose organizatës përgjegjëse, sipas ligjit të vendeve anëtare, për rregullimin e praktikës së aktivitetit komercial, industrial, zejtar ose profesional, të lejojnë reklamim krahasimtar që ka të bëjë me ato mallra ose shërbime. Kur këto ndalesa janë të kufizuara në media të caktuara, Direktiva do të vlejë për mediat që nuk janë mbuluar me këto ndalesa.

5. Asgjë në këtë rregullativë nuk do t’i pengojë vendet anëtare, konform dispozitave të Marrëveshjes, të ruajnë ose të promovojnë ndalesa ose kufizime në shfrytëzimin e krahasimeve në reklamimin e shërbimeve profesionale, pa marrë parasysh se a janë të imponuara direkt ose nga ana e trupit ose organizatës përgjegjëse, sipas ligjit të vendeve anëtare, për rregullimin e praktikës së aktivitetit profesional.”

Neni 2 Sistemi i ankimimit (*)

Komisioni do ta shqyrtojë mundësinë për promovimin e masave efektive të veprimit me ankesat tejkufitare në lidhje me reklamimin krahasimtar. Dy vjet pas hyrjes në fuqi të kësaj Direktive, Komisioni do t’u dorëzojë Parlamentit Evropian dhe Këshillit raport për rezultatet e studimeve, nëse kjo është adekuate, bashkë me propozimet.

(*) Deklaratë e Komisionit

Komisioni deklaron se synon ta dorëzojë raportin e përmendur në nenin 2, sipas mundësisë në të njëjtën kohë me raportin për sistemin e ankesave nga neni 17 i Direktivës 97/7/BЕ për mbrojtjen e konsumatorëve përsa u përket kontratave të lidhura nga distanca.

Neni 3

1. Shtetet anëtare do t’i vënë në fuqi ligjet, rregullativat dhe aktet administrative të domosdoshme për respektimin e kësaj Direktive më së voni 30 ditë pas publikimit të saj në Gazetën zyrtare të Bashkësisë Evropiane. Për këtë ato menjëherë do ta informojnë Komisionin.

2. Kur vendet anëtare do t’i adoptojnë këto masa, ato do të kenë rekomandime në drejtim të kësaj Direktive ose do të ndiqen me rekomandime në momentin kur zyrtarisht do të publikohen. Metodat e përgatitjes së rekomandimeve të tilla do të shpjegohen nga ana e vendeve anëtare.

3. Vendet anëtare Komisionit do t’ia drejtojnë tekstin me dispozitat kryesore nga ligji vendor që do të miratohet nga sfera e kësaj Direktive.

Neni 4

Direktiva ka destinim vendet anëtare.DIREKTIVA 97/55/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 6 tetor 1997, me të cilën ndryshon Direktiva 84/459/BEE që ka të bëjë me reklamimin e pavërtetë, me qëllim që të përfshihet reklamimi krahasimtar



Accessibility

Accessibility