Mbledhja e 20-të e KRD: Shtyhet shikimi i informatës mbi strukturën pronësore të mediave; TV Sitel ndërmendet për “Luginën e ujqve”

image_pdfimage_print
SHKUP, 20.12.2011 – Në Mbledhjen e 20-të Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) hoqi nga rendi i ditës Informatën për respektimin e nenit 11 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive nga ana e shoqatave radiodifuzive tregtare, për shkak të tubimit të mëtejshëm të të dhënave.
Duke proceduar sipas parashtresës që është marrë dhe monitorimit që i është bërë programit të TV Sitel, u konstatua që reprizat e episodeve të serialit “Lugina e ujqve” emetohen në një termin joadekuat, me ç’rast TV Sitelit iu drejtua ndërmendja që emetimin e përmbajtjeve programore me dhunë të tepruar ta harmonizojë pas orës 22. Gjithashtu anëtarët e KRD konkluduan që në një takim në KRD të ftojnë përfaqësuesit e TV Sitelit,  që personalisht të ndërmenden për lëshimet në lidhje me mbrojtjen e publikut minoren.
Këshilli mori vendim që me TV Nasha, Sitel, Alsat-M dhe TV Xhangël të zhvillojë korrespondencën e realizimit në afat prej 7 ditësh të masave të shqiptuara – vërejtje me shkrim me kërkesë që të publikohet, në të kundërtën KRD do të shtrojë kërkesë për procedurë kundërvajtëse kundër këtyre mediave.
KRD miratoi Projekt-planin e punës së KRD-së në vitin 2012 dhe Propozim-planin financiar të KRD-së për vitin 2012.
Raporti për pluralizmin në lajmet e Servisit radiodifuziv publik RTM (maq. MRT) nuk u miratua.
U miratua informata për koncentrimin e hequr mediatik te RA Metropolis, po ashtu u miratua edhe informata rreth aktiviteteve të ndërmarra nga ana e RA Skaj plus nga Berova në drejtim të heqjes së koncentrimit të palejuar mediatik, duke marrë parasysh që radiopërhapësi në afatin e paraparë i ka ndërmarrë aktivitetet për të hequr koncentrimin e palejuar mediatik, përderisa kohëzgjatja e procedurës për heqjen e konvcentrimit mediatik në kryerjen e veprimtarisë radiodifuzive nuk varet prej saj, por nga dinamika e aktiviteteve të gjyqit dhe se KRD do të duhet të presë derisa të mbarojë procedura falimentuese,  që të marrë vendimin përfundimtar.

KRD gjithashtu miratoi Analizën e propozuar të strukturës së të punësuarve në industrinë radiodifuzive.
Në mbledhje u konkludua që TV Zdravkin nga Velesi e ka riparuar defektin e transmetuesit të vet dhe se rrezaton sërish prej tij, ndërsa u tha që do t’i jepet afat prej 30 ditësh TV Kanal 21 që t’i eleminojë të gjitha defektet dhe në vend se me kabëll, të emetohet përmes rrezes tokësore (terrestriale). U konkludua se është e nevojshme që të realizohet një vizitë në të dy televizionet komerciale lokale.
Këshilli vendosi që ta pranojë kërkesën e TV Era, t’i japë urdhër Përmbaruesit që në një periudhë të caktuar kohore përmbarimi të shtyhet.
U miratua dhe kërkesa e zëvendës-kryetarit mr. Milaim Fetai për t’i akorduar mjete që do të mbulonin shpenzimet e vlerësimit dhe të mbrojtjes të disertacionit të tij të doktoratës.


Accessibility

Accessibility