Mbledhja nr.21 – 14.06.2017 – drejtpërdrejt në youtube kanalin e Agjencisë

image_pdfimage_print

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e cakton mbledhjen e 21-të për më datë 14.06.2017 (e mërkurë), me fillim në ora 15:00.

RENDI I DITËS

1. Miratimi i Propozim-procesverbalit nga mbledhja e 20-të e Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, të mbajtur më datë 31.05.2017

2. Propozim-vendim për rebalancin e Planit financiar të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2017.

3. Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Politikës së Sigurisë së Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në sferën e teknologjisë informatike – komunikuese.

4. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për themelimin e marrëdhënies së punës dhe zbatimin e procedurës së punësimit për 1 (një) realizuesi, bashkëpunëtor i lartë për furnizime publike dhe punë administrative-teknike.

5. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për themelimin e marrëdhënies së punës dhe zbatimin e procedurës së punësimit për 1 (një) realizuesi, bashkëpunëtor i lartë për teknologji dhe mirëmbajtje të sistemit të informatikës.

6. Propozim për miratimin e Rregullores për plotësimin e Rregullores për organizim të brendshëm dhe punës së Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si dhe për miratimin e Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, me propozim-rregullore.



Accessibility

Accessibility