Në territorin e Republikës së Maqedonisë veprojnë përfaqësues të autorizuar për lidhjen e kontratave të riemetimit të serviseve programore në rrjetet publike të komunikimit, për të drejta nga filmi, sporti e të tjera, nga përmbajtjet që emetohen në serviset programore të radiopërhapësve vendorë.
Regjistri i përfaqësuesve ka karakter evidentues (jokonstitutiv) dhe është në funksion të lehtësimit të kontakteve të operatorëve të rrjeteve publike të komunikimirt dhe të radiopërhapësve me përfaqësuesit e autorizuar, si dhe të rritjes së sigurisë juridike gjatë lidhjes së kontratave për riemetim dhe të kontratave për blerjen e përmbajtjeve që do të emetohen në serviset programore të radios e të televizionit të radiopërhapësve vendorë.
Regjistri është edhe në shërbim të ruajtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme, mbikëqyrjen e të cilave e bën Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele mbi bazë të detyrimit zyrtar, konform kompetencës që i jep Ligji për veprimtari radiodifuzive, qoftë në pikëpamje të riemetimit të serviseve programore tek operatorët e rrjeteve publike të komunikimit, qoftë në pikëpamje të programeve të radiopërhapësve vendorë në të gjitha nivelet e emetimit.
Regjistri është i hapur edhe për të gjithë përfaqësuesit e autorizuar që gjer tani nuk janë paraqitur, të cilët paraqitjet e tyre mund t’i dërgojnë në adresën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele: rr. „Maqedonia“ nr.38, 1000 Shkup, ose në postën elektronike contact@avmu.mk
Çdo përfaqësues i autorizuar bashkë me fletëparaqitjen duhet të dërgojë: vendimin për regjistrim në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë dhe të dhënat për drejtuesin e personit juridik, për selinë, telefonin, imejlin dhe ueb-adresën (nëse është person juridik); ose autorizimin a dokumentin tjetër përkatës si dëshmi për cilësimin e tij si përfaqësues dhe të dhënat për adresën zyrtare, telefonin, imejlin dhe ueb-adresën (nëse është person fizik).
Regjistër i përfaqësuesve të serviseve programore dhe të drejtave nga filmi, sporti e të tjera (përditësuar më 08.03.2019)