Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive ka mbajtur seancën e 35-të më datë 5 tetor 2020, me fillim nga ora 14:00.
RENDI I DITËS
- Miratimi i Procesverbalit të seancës së 33-të të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, mbajtur më 25 shtator 2020.
- Miratimi i Procesverbalit të seancës së 34-të të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, mbajtur më 25 shtator 2020.
- Propozim-aplikacion për plotësimin e Aplikacionit për pjesëmarrje në konkurs publik për dhënien e licencës për institucion transmetues jofitimprurës për transmetim radiofonik të shërbimit programor në nivel lokal në rajonin e Komunës së Tetovës.
- Draft politikë për sigurimin e aksesit në shërbimet e mediave audiovizive për personat me aftësi të kufizuara shqisore.
- Propozim për inicimin e procedurës për revokimin e licencës për transmetim televiziv në nivel lokal të TRD Jovan Trpeski TV MORIS DOOEL Ohër,
- Propozim-vendim për ndryshimin e strukturës pronësore të Radio Kiss nga Tetova.
- Propozim-vendim për ndryshimin e strukturës pronësore të TV Channel Vision nga Prilepi.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës së prokurimit publik – shërbim: Studim për përcaktimin e arsyetimit të shpalljes së konkursit publik për dhënien e licencës për transmetim televiziv në nivel shtetëror nëpërmjet një multipleksi dixhital tokësor.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës së prokurimit publik – shërbim nga një byro përkthimi.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatimin e procedurës së prokurimit publik – mallra: material IT i vogël dhe i konsumueshëm.
- Të ndryshme