Agjencia për shërbime mediatike audio dhe aduiovizuele seancën e 36-të e mbajti me datë 10.11.2023 me fillim prej ora 14:00.
RENDI I DITËS
- Miratimi i Propozim-procesverbalit nga seanca e 35-të e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, mbajtur më 6.11.2023.
- Draft-plani vjetor për kryerjen e mbikëqyrjes programore për vitin 2024.
- Draft-plani vjetor për kryerjen e mbikëqyrjes administrative për vitin 2024.
- Draft-programi i punës së Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2024 (me Draft-programin e aktiviteteve të planifikuara dhe Draft-planin financiar të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2024).
- Informacion për mjetet financiare të transferuara për financimin e veprimtarisë radiodifuzive nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës, me propozim – Konkluzion.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike të ЕF-ЕМ 90.3-SPORTSKO RADIO SHPKNJP eksport-import Shkup, për shkelje të nenit 14 të Ligjit për Media.
- Propozim për shqiptimin e masës vërejtje publike të Shërbimit të pestë programor televiziv (TVM 5) të NPR RADIOTELEVIZIONI I MAQEDONISË Shkup, për shkelje të nenit 92 paragrafi (1) të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatim të procedurës për furnizim publik – shërbim: Mirëmbajtja dhe servisimi i sistemit për ftohje, ngrohje dhe ventilim.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatim të procedurës për furnizim publik – shërbim: Shërbime shtypi.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatim të procedurës për furnizim publik – Shërbim: Hulumtim i mendimit të publikut.
- Propozim për dhënien e miratimit për zbatim të procedurës për furnizim publik – Shërbim: Trajnim i të punësuarve të cilët janë të kyçur në përpunimin e specifikimeve teknike gjatë zbatimit të furnizimeve publike, me vlerë të caktuar nën pragun e vlevshmërisë për zbatimin e Ligjit për furnizime publike.
- Propozim për miratimin e mjeteve financiare për rinovimin e 2 (dy) qasjeve për përdorim në bazën elektronike të rregullave të „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“.
- Të ndryshme.