Seanca nr. 59-të më datë 20.11.2013

image_pdfimage_print

Këshilli i radiodifuzionit seancën nr. 59-të do ta mbaje me datë 20.11.2013 (e mërkurë) me fillim prej ora 10:00…


Këshilli i radiodifuzionit seancën nr. 59-të do ta mbaje me datë 20.11.2013 (e mërkurë) me fillim prej ora 10:00

Rendi i ditës

1. Miratim i procesverbalit nga seanca nr. 55 e Këshillit e mbajtur më datë 07.11.2013, për të cilën kishte edhe një vazhdimësi e mbajtur më datë 08.11.2013.

2. Miratim i procesverbalit nga seanca nr. 56-të e Këshillit e mbajtur më datë 08.11.2013.

3. Informacion për SHTR Fokus Tetovë, pas inicimit të procedurës për marrjen e lejes për veprimtari radiodifuzive, me propozim vendim.

4. Informacion për nevojat e duhura për implementimin e Rregullores për mënyrën e shkatërrimit të dokumenteve, si dhe mënyra e shkatërrimit, fshirje dhe pastrim të mediumit në Këshillin e radiodifuzionit me propozim vendim.

5. Informacion me propozim Vendim për plotësimin e Planit për krijimin e sistemit të masave për sigurim teknik për sigurimin e sekreteve dhe mbrojtja përpunimit të të dhënave personale në Këshill, nr. 01-2352/1 më datë 13.06.2013.

6. Informacion për kërkesën e pajtueshmërisë për ndërrimin e strukturës pronësore të Shoqërisë tregtare radiodfiuzive RADIO SPORTIVE KANAL 4 Shkup.

7. Informacion për mos posedimin e dokumenteve valide për riemetimin e serviseve programore televizive Discovery Networks (Discovery Channel, Animal Planet и TCL), me propozim vendim.

8. Informacion në lidhje me mos realizimin e ndërrimit të strukturës pronësore për të cilën ishte kërkuar miratim nga ana e SHTR RADIO AKTUEL Manastir.

9. Të ndryshme.



Accessibility

Accessibility