
Agjencia gjatë periudhës së kaluar disa herë ashpër ka dënuar disa raste të dhunës ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike, si dhe kërcënimet e drejtuara ndaj një televizioni rajonal, duke potencuar se çdo formë e dhunës ndaj mediumeve është e papranueshme dhe paraqet një sulm direkt ndaj lirisë së të shprehurit. Njëkohësisht Agjencia ka apeluar edhe deri te mediumet që të jenë të matur sipas rëndësisë dhe rolit të tyre dhe të marrin përgjegjësitë për të informuar në mënyrë objektive dhe të paanshme, të mos transmetojnë spekulime dhe informata të pakontrolluara, por edhe të mos fshehin fakte, por në mënyrë të saktë të përmbahen ndaj parimeve profesionale për kryerjet të detyrës.
Duke ndjerë nevojën për dialog, i cili do të çojë drejt përmirësimit të gjendjes në gazetari, për shkak rënies së vazhdueshme të respektimit të standardeve të gazetarisë, që e përbëjnë bazën e gazetarisë dhe punës së mediumeve, Agjencia këtë takim publik ia ka kushtuar parimeve profesionale të gazetarisë dhe mënyrën e përmirësimit të tyre. Me qëllim që të dëgjohet mendimi i një pjese të bashkësisë lidhur me këtë temë, prezantime kishin edhe Zotan Fidanoski, anëtar i Këshillit të Agjencisë; Ivan Mirçevski, kryetar i asociacionit mediatik të Maqedonisë si dhe drejtor i TV Kanal 5; Marina Tuneva, drejtore ekzekutive e Këshillit për etikë në mediume si dhe Dejan Georgjivski, kryetar i Qendrës për zhvillimin e mediumeve, të cilët i prezantuan pasqyrimet e tyre dhe përvojat lidhur me aspektet aktuale mbi mediumet, përgjegjësia e gazetarëve dhe mënyra se si të arrihen standarde më të larta në gazetari.
Konstatimi i përbashkët që doli nga pjesëmarrësit është se gazetarët kanë rol që të transmetojnë idetë dhe mendimet si dhe të drejtat për të komentuar në mënyrë të ndershme, objektive dhe të saktë, të hulumtojnë dhe ta ruajnë etikën gjatë informimit. Profesioni –gazetar duhet të avancohet vazhdimisht, të investohet në edukimin shtesë të kuadrit të gazetarëve dhe kualitetit në mënyrën e informimit, përmes formimit të të a.sh. “shkolla redaktuese” në kuadër të mediumeve. Mediumet dhe gazetarët duhet të jenë pasqyrë e besimit dhe të mbrojnë interesin publik, të paanshëm, me integritet, pavarësi redaktuese dhe vetë rregullim përmes zbatimit të sanksioneve morale ndaj atyre që nuk i respektojnë standardet profesionale si dhe Kodin e gazetarëve. Të mundësohet një financim stabil i mediumeve, e ata nga ana tjetër të kuptojnë seriozisht rolin që duhet ta kenë në një shoqëri, respektivisht domosdoshmërinë që qytetarëve tu sigurohen të vërteta të ndryshme dhe objektive si dhe pasqyrimet për të gjitha çështjet shoqërore – politike.
– Agjencia e takimit publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2017, mund të merret në këtë link
– Fletëparaqitja për pjesëmarrje në takimin publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2017, mund të merret në këtë link