Takimi i parë publik 2016

image_pdfimage_print

direktorotShkup, 25.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pajtim me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, realizoi takimin e parë publik për vitin 2016.Drejtori i Agjencisë dr Zoran Trajçevski i prezantoi aktivitetet të vilat i ka realizuar Agjencia gjatë tremujorit të kaluar – monitorimet e realizuara, masat e shqiptuara, lejet e hequra për shkak të mospagesës së kompensimit vjetor për dhënien e lejes për emetim televiziv përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik që nuk shfrytëzon resurs të kufizuar, në nivel lokal në rajonin e komunës së Tetovës.

Drejtori informoi edhe për aktivitetet në sferën e integrimit evropian, vendimet e miratuara për ndryshimin e strukturës pronësore, veprimit ndaj parashtresave dhe propozimeve, analizave të realizuara për kontestet e iniciuara administrative kundër vendimeve të Agjencisë; për procedurat e ngritura për kundërvajtje; për masat e ndërmarra nga ana e Agjencisë për shkak të mosrespektimit të dispozitave ligjore; për përcjelljen e strukturës pronësore të radiodifuzerëve dhe obligimeve të tyre në drejtim të transparencës së pronësisë dhe të burimeve të financimit; studimeve për konstatimin e arsyeshmërisë për publikim të konkursit publik për ndarjen e lejes për emetim të radios në nivel lokal, në rajonin e Gostivarit.Për nevojat e Agjencisë, është përpiluar edhe një Hulumtim për përhapjen e radiostacioneve dhe për ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe lokal, të dhënat e të cilave kanë të bëjnë me tremujorin e katërt të vitit 2015 si dhe Raportin vjetor me të dhënat për shikueshmërinë dhe dëgjueshmërinë e shërbimeve programore të radiodifuzerëve në vitin 2015.

Në kontekst të përgatitjeve për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, drejtori i Agjencisë e përmendi Metodologjinë e miratuar për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore, trajnimet e realizuara për të gjithë radiodifuzetët si dhe Memorandumin e nënshkruar për bashkëpunim me KSHZ.

jasnaAgjencia vazhdimisht përkujton se pronarët e të gjitha mediumeve duhet të bëjnë dallim në mes të interesit afarist, politik dhe privat, kundrejt informimit profesional dhe t’u mundësojë të gjithë profesionistëve mediatik, që në mënyrë të pavarur dhe pa pengesa ta punojnë punën e tyre.Në këtë drejtim, profesoresha dr Jasna Baçovksa Nediq, udhëheqëse e Studimeve të gazetarisë, mediumeve dhe komunikimeve pranë Fakultetit Juridik “Justiliani i Parë ”, i transmetoi pasqyrimet e saja për aspektet aktuale në lidhje me mediumet dhe përgjegjësinë gazetareske. Shkurtimisht ajo dha një përshkrim të qëllimeve strategjike të sistemeve evropiane mediatike, indikatorëve për matjen e integritetit të mediumeve, tendencat e profesionit të gazetarisë dhe përgjegjësisë gazetareske.

Lidhur me standardet profesionale si parakusht i domosdoshëm për punën e mediumeve foli mr Emilija Petreska – Kamenjarova, udhëheqëse e Seksionit për të drejtat e njeriut dhe arsimim mediatik në Sektorin për çështje programore, e cila nga aspekt i trupit rregullues, përkujtoi se parimet dhe standardet e përgjithshme programore drejt të cilave duhet të synojnë radiodifuzerët gjatë kryerjes së profesionit.Përkujtoi edhe ndaj standardeve programore që duhet ti praktikojë Radiotelevizioni i Maqedonisë gjatë prodhimit dhe sigurimit të programeve të radios dhe televizionit, në drejtim të plotësimit të interesit publik.

emiNë fund të takimit publik, drejtori i Agjencisë potencoi se nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve do të filloj procedura kur edhe për radiodifuzerët por edhe për Agjencinë do të vlejnë rregullat e Kodit zgjedhor dhe se televizionet dhe radiot do të duhet që patjetër të respektojnë kërkesat për informim të drejtë dhe të balancuar, ndërsa Agjencia në bazë të analizës së programeve, në rastet kur do të konstatojë se nuk sigurohet pluralizëm për pasqyrimet dhe se nuk respektohen edhe rregullat e tjera, do të veprojë në pajtim me Ligjin.

 

Prezantimet nga takimi i parë publik mund të merren në  këto linke:

prof.dr Jasna Baçovska Nediq

MEDIUMET DHE PËRGJEGJËSIA GAZETARESKE – ASPEKTET AKTUALE

mr Emilija Petreska – Kamenjarova

STANDARDET PROFESIONALE – PARAKUSHT I DOMOSDOSHËM PËR PUNËN E MEDIUMEVE

 


 

– Agjenda e takimit të parë publik të Agjencisë për shërbime mediatik audio dhe audiovizuele për vitin 2016, mund të merret në këtë link

– Fletëparaqitja për pjesëmarrje në takimin e parë publik të Agjencisë për shërbime mediatik audio dhe audiovizuele për vitin 2016, mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility