Takimi i parë publik 2017

image_pdfimage_print
Takimin e parë publik, Agjencia ia përkushtoi Procesit zgjedhor gjatë vitit 2016

Shkup, 31.03.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, dje mbajti takimin e parë publik për vitin 2017. Në këtë mbledhje, drejtori i Agjencisë d-r Zoran Trajçevski, i prezantoi aktivitetet e realizuara të Agjencisë në pajtim me Programin vjetor të punës, për tremujorin e kaluar, në pjesën e mbikëqyrjeve, aktiviteteve që dolën nga propozimet e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik zgjedhor, statusit të lejeve të dhëna/hequra për emetim të radios dhe televizionit, aktivitetet ndërkombëtare si dhe aktivitetet e tjera.

Periudhën e kaluar u përpiluan dy analiza juridike: Analiza e kontesteve administrative, të iniciuara kundër akteve të Agjencisë (në periudhën nga janari 2016 e deri në dhjetor 2016) si dhe Analiza e të gjitha masave të ndërmarra nga ana e Agjencisë, si dhe shkeljeve më të shpeshta nga ana e radiodifuzerëve, publikuesve të medieve të shtypura dhe RRPKE për vitin 2016; Raporti për aktivitetet e ndërmarra të Agjencisë në drejtim të përcjelljes së strukturës pronësore të radiodifuzerëve dhe obligimeve të tyre në drejtim të transparencës së pronësisë si dhe burimit të financimit në periudhën nga data 01 korrik e deri më 31 dhjetor 2016; si dhe dokumentin Doracaku për identifikimin e ofruesve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele me kërkesë. Për nevojat e Agjencisë u përpilua edhe Hulumtim lidhur me shtrirjen e radiostacioneve dhe të ndikimit në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel shtetëror, rajonal dhe lokal, për tremujorin e dytë të vitit 2016, si dhe Raportit vjetor për shtrirjen e radiostacioneve dhe ndikimit në shikueshmërinë e stacioneve televizive në nivel shtetëror, rajonal dhe lokal, për vitin 2016.

Shqyrtimi i procedurave të iniciuara për kundërvajtje, ndaj radiodifuzerëve, si dhe rezultatet e procedurave të kundërvajtjes gjatë Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, që Agjencia i inicioi në bazë të propozimeve për veprim nga ana e Komisionit të përkohshëm për prezantim mediatik zgjedhor, i prezantoi Ivona Mufisheva Aleksovska, udhëheqëse e Seksionit për çështje juridike-normative.  Komisioni i përkohshëm për prezantim mediatik zgjedhor, deri te Agjencia ka dorëzuar gjithsejtë 260 propozime për veprim, prej të cilave 192 për mosshqiptim, respektivisht 67 për shqiptim të masës. Në aspekt të procedurave të kundërvajtjes janë iniciuar 63 procedura për kundërvajtje, prej të cilave 43 procedura – vërejtje dhe 20 procedura-gjobë. Afatet në të cilat gjykatat e shkallës së parë kanë sjellë vendim ndaj kërkesave të parashtruara për inicimin e procedurave për kundërvajtje, sillet nga 2 deri në 104 ditë, nga dita e parashtrimit të kërkesës në gjykatë, përderisa afatet e dhëna nga ana e gjykatave të shkallës së parë për ankimim të aktgjykimeve të tyre me të cilat është shqiptuar vërejtja, sillet nga 24 orë, 48 orë e deri në 8 ditë. Afat në të cilin Gjykata e Apelit ka vendosur për ankesat e parashtruara, sillet nga 1 deri në 3 ditë.

Kodi zgjedhor ndër vite, disa herë është ndryshuar drejtpërdrejtë para çdo procesi zgjedhor. Shpeshherë janë ndryshuar edhe dispozitat në lidhje me mediumet, kurse si ndryshime më esenciale të dispozitave për prezantim mediatik kishte edhe në ndryshimet e bëra në vitin 2014, 2015 dhe 2016. Agjencia konstatoi disa dobësi dhe kundërthënie të Kodit zgjedhor, te këto dispozita, për të cilat disa herë e ka informuar edhe ministrinë kompetente të Drejtësisë. Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor në vitin 2016, Agjencia konsideron se ka mangësi në një pjesë të dispozitave në lidhje me prezantimin mediatik. Domosdo duhen ndryshime që kanë të bëjnë me monitorimin e portaleve të internetit; rregullave për informim të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm; prezantimit pa pagesë të Kanalit të Kuvendit; reklamimit të paguar politik; obligimeve për informim të KSHZ dhe dispozitave ndëshkuese dhe afateve për veprim; theksoi Emilija Janevska, udhëheqëse e Sektorit për çështje programore e cila edhe i prezantoi vërejtjet dhe mendimet e Agjencisë, si dhe nevojat për ndryshimin e Kodit zgjedhor.

Prezantimet e takimit të patë publik mund të merren në këto linke:

 d-r Zoran Trajçevski

Aktivitetet e realizuara sipas programit vjetor të punës së ASHMAA

m-r Ivona Mufisheva

Rezultatet e procedurave të kundërvajtjes për shkelje të dispozitave të Kodit zgjedhor gjatë Zgjedhjeve të parakohshme  parlamentare për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2016 

m-r Emilija Janevska

Nevojat për ndryshime në Kodin zgjedhor 


Fletëparaqitja për pjesëmarrje në takimin publik

Agjenda e takimit publik



Accessibility

Accessibility