Takimi i tretë publik

Analiza e tregut në TV dhe radio industrisë në fokusin në takimin publik në ASHMA

 Shkup, 28 shtator 2021 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot mbajti një takim publik, ku për shkak të gjendjes me koronavirusin, u realizua përmes lidhjes video-konferencë. Në takim, drejtori i Agjencisë d-r Zoran Trajçevski, bëri një seksion të realizimit të aktiviteteve në përputhje me Programin vjetor të punës për tre muajt e fundit.

Të pranishmit patën rastin të njihen me aktivitetet që lidhen me monitorimin e mediave zgjedhore të transmetuesve në zgjedhjet lokale, mbikëqyrjet e kryera ndaj transmetuesve, operatorët e rrjetit të komunukimit elektronik, ofruesit e ASHMA sipas kërkesës, botuesit e mediave të shkruara, masat e shqiptuara qortim publik, hulumtimet e bëra, aktivitetet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

 Në takim ishin prezantuar dhe gjetjet nga Analiza e tregut për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2020,i cili mbulon funksionimin ekonomik të transmetimit të shërbimit publik dhe televizionet dhe radiot komerciale,si dhe të dhëna nga matjet e auditorëve televiziv dhe radios.

Sipas të dhënave, të ardhurat që transmetuesit së bashku i kanë arritur në vitin 2020 janë 2.382,61 milion denar, që është një e ardhur e ulët në pesë vitet e fundit.Më shumë se gjysma e tyre ishin të ardhura të televizioneve komerciale  – 1.217,88 milion denar (51,12%), Shërbimi publik realizoi të ardhura nga 1.012,19 milion denar (42,48%), dhe të ardhurat e radio stacioneve komerciale arritën në 152,54 milion denar (6,4%). Kostoja totale në industri arriti 2.415,78 milion denar. Televizionet komerciale arritën rezultat financiar negativ ndërsa radio stacionet komerciale dhe kompanitë e shërbimeve publike me fitim .Rezultati financiar i operimit në industri në vitin 2020 ishte një humbje prej 34,68 milion denar.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në fund të vitit ishte 2587 persona, nga ku 1960 persona ishin me punësim në kohë të plotë pune, dhe 627 persona ishin të punësuar në kohë të pjesshme E gjithë analiza është në dispozicion në faqen e internetit www.avmu.mk.


Agjenden për takimin publik të Agjencisë mund ta merni në këtë LINK

Fletëparaqitjen për pjesëmarrje në takimin  publik mund ta merni në këtë LINK



Accessibility

Accessibility