Agjencia realizoi takimin e tretë publik për vitin 2019
Shkup, 24 shtator 2019 – Sot, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi takimin e tretë publik për vitin 2019. Drejtori i Agjencisë, d-r Zoran Trajçevski, në fjalimin hyrës i prezantoi aktivitetet e realizuara për tremujorin e tretë, sipas Programit vjetor për punën e Agjencisë mbikëqyrjet te realizuara ndaj radiodifuzerëve, publikuesit e mediumeve të shtypit dhe operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik, masat e shqiptuara të vërejtjes, analizat e përpunuara, aktivitetet në sferën e bashkëpunimit ndëkombëtar.
Të pranishmit kishin mundësi që të përcjellin edhe konstatimet kyçe të Analizës së tregut për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në vitin 2019 në të cilën janë përfshirë puna ekonomike e servisit radiodifuziv publik si dhe televizioneve dhe radiove komerciale, si dhe të dhënat nga matja e publikut të televizionit dhe radios. Analizln tl cilën e punoi Agjencia tregoi se të hyrat në e përgjithshme në industrinë mediatike audi dhe audiovizuele, nga viti në vit janë në rënie. Sipas të dhënave, të hyrat e përgjithshm që bashkarisht i kanë realizuar radiodifuzerët në vitin 2018 është 2.451,65 milion denarë, krahasuar me vitin 2017, shënojnë rënie prej 6,03% dhe njëkohësisht janë të hyra më të ulëta në pesë vitet e fundit.
Në takim u promovuan edhe infografite për arsimim mediatik – Pas titujve dhe Pas „lajmeve të rejshme“, të cilat në format orgjinal në gjuhën anglezei punoi organiata ndërkombëtare EAVI. Në njërin infografik janë treguar drejtime për identifikimin e llojeve e lajmeve të rejshme, si që janë lajme me mashtrime për klikime , përmbajtje të sponzorizuara, propagandë, dezinformata, të paramenduara dhe të ngjajshme. Në infografitin e dytë është paraqitur lojë me përmbajtje edukative dedikuar për kontrollimine lajmeve në internet – data valide e publikimit të përmbajtjes, a janë identifikuar autorët ose shfrytëzohen me psoudonime dhe ngjajshëm. Me qëllim aë të kenë qasje te një numër më të madh i qytetarëve, Agjencia i shtypi në gjuhën maqedone dhe gjuhën shqipe.
Prezantimet nga takimi i tretë publik mund të merren në këto linke:
d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë
Infografike për arsimim mediatik
Mr – Sasho Bogdanovski, Sektori për çështje programore
Sanja G. Zdravkova, Sektori për planifikim strategjik dhe të drejtat e autorit
– Agjenda e takimit të tretë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2019, mund të merret në këtë link
– Fletëparaqitja për pjesëmarrje në takimin e tretë publik të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2019, mund të merret në