Takimin i tretë publik për vitin 2018

Agjencia realizoi takimin e tretë publik për vitin 2018

Shkup, 26.09.2018. – Sot, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi takimin e tretë publik për vitin 2018. Drejtori i Agjencisë, d-r Zoran Trajçevski, në fjalimin hyrës i prezantoi aktivitetet e realizuara për tremujorin e tretë, sipas Programit vjetor për punën e Agjencisëmbikëqyrjet te realizuara ndaj radiodifuzerëve, publikuesit e mediumeve të shtypit dhe operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik, masat e shqiptuara të vërejtjes, analizat e përpunuara, aktivitetet në sferën e bashkëpunimit ndëkombëtar. Aktivitet i veçantë i Agjencisë në këtë periudhë ishte edhe përcjellja e informimit mediatik të radiodifuzerëve ni nivel shtetëror, në lidhje me referendumin.

Të pranishmit kishin mundësi që të përcjellin edhe konstatimet kyçe të Analizës së tregut për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në vitin 2017, që u punua nga Agjencia. Në këtë Analizë është përfshirë puna ekonomike e radiodifuzerëve, respektivisht të dhënat për të hyrat e përgjthshme, pjesët e radiodifuzerëve në të hyrat e përgjithshme, struktura e të hyrave, shpenzimet e përgjithshme, pjesët në shpenzimet e përgjithshme dhe struktura e shpenzimeve, rezultati i punës dhe numri mesatar i të punësuarve në marrëdhënie të rregullt pune, si dhe të dhënat e matjes së publikut të televizionit dhe radios gjatë vitit 2017. Të hyrat e përgjithshme që janë realizuar në vitin 2017 nga Shërbimi publik dhe të gjitha televizionet komerciale dhe radiostacionet është 2.608.84 milion denarë, ndërsa shpenzimet e të gjithë radiodifuzerëve së bashku është 2.703.84 denarë. Më e shikuara nga televizionet terrestiruale në nivel shtetëror është TV Sitel, me shtrirje mesatare javore prej 51.45%, ndërsa më e dëgjuar në nivel shtetëror – RA Antena – 18.70%.

Në takim u diskutua edhe për tekstin e Propozim-Rregullorës për shenjat e alarmimit, mënyra dhe procedurat e alarmimit dhe procedurat e popullsisë, në të cilën janë përcaktuar obligimet e subjekteve të ndryshme, në rastet kur ekziston rreazik me të cilin cënohet popullsia.

Më detalisht për këtë dokument foli Dushko Petrovski nga Qendra për menaxhim me kriza, i cili i prezantoi dispozitat e Propozim-Rregullores, e cila përveç për institucionet, përcakton kushtet edhe për mediumet. Në dokumentin është potencuar se informimi përmes mediumeve bëhet në rastet e rrezikut ose cënimeve (rrezikut ajror, radiologjik-kimik-biologjik ose fatkeqësi elementare-natyrore dhe lloje tjera rreziqesh), me qëllim të paralajmërimit në kohë dhe përgaditjes së popullsisë për strehim, mbrojtje dhe shpëtim më efikas ose mbrojtje e të mirave materiale që mund të përfshihen ose që janë përfshirë me cënimet dhe rreziqet.

Prezantimet nga takimi i tretë publik mund të merren në këto linke:

d-r Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë

Katerina Donevska, bashkëpuntore e lartë në Seksionin për planifikm strategjik



Accessibility

Accessibility