Përsëritje e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Gostivarit, komuës së Vraçishtit, komunës së Mavros dhe Rostush dhe komuns së Centar Zhupa – 11.01.2026

 

 

Përmbajtje TV që do të përshtaten për personat me aftësi të kufizuar gjatë kohës së Zgjedhjeve të përsëritura lokale 2026

Çore për reklamim të paguar politik (RPP) për për zgjedhjet e lokale të përsëritura – 11.01.2026


Përmbajtje TV që do të përshtaten për personat me aftësi të kufizuar gjatë kohës së Zgjedhjeve të përsëritura lokale 2026

Shkup, 19.12.2025 – Shërbimi publik radiodifuziv dhe stacionet televizive në nivel shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, në përputhje me detryrimin e nenit 75 paragrafi 1 dhe paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor, përmbajtjet që lidhen me procesin zgjedhor duhet t’i transmetojnë në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar.

Gjatë kohës së fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunave: Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë 2026, këto televizione do të sigurojnë aksesueshmëri së paku për një edicion lejmesh, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 24:00, çdo ditë dhe së paku një emisioni tjetër lidhur me procesin zgjedhor, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 24:00, një herë në javë. Pasqyra e përmbajtjeve që do të transmetohet në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar në periudhën nga data 22 dhjetor 2025 deri më 9 janar 2026 është e disponueshme në link.


Udhëzim për transmetuesit për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune të Komunës së Gostivarit, kryetar të Komunës së Vrapçisht, kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushë dhe kryetar të Komunës Qendër Zhupë, 2026

Shkup, 18 dhjetor 2025 – Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 23-të për vitin 2025, miratoi Udhëzim për transmetuesit për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune të Komunës së Gostivarit, kryetar komune të Komunës Vrapçisht, kryeta komune të Komunës Mavrovë dhe Rostushë dhe kryetar komune të Komunës Qendër Zhupë, 2026.

Ky udhëzim sqaron mënyrën e zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor për ndarjen e kohës për reklamat politike me pagesë, shënimin e porositësit të reklamës, ndarjen e kohës në lajme të Shërbimi publik radiodifuziv, prezantimin politik pa pagesë të Shërbimit programor të destinuar për transmetim të aktiviteteve në Kuvendin e RMV-së dhe sigurimin e aksesit në përmbajtjet për procesin zgjedhor për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Komunës së Gostivarit, kryetar të Komunës Vrapçishtë, kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë dhe kryetar të Komunës Qendër Zhupë, 2026.

 

 

 



Accessibility

Accessibility