-
Përsëritje e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Gostivarit, komuës së Vraçishtit, komunës së Mavros dhe Rostush dhe komuns së Centar Zhupa – 11.01.2026
-
- Metodologjia për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes programeve radiove dhe televizioneve gjatë procesit zgjedhor
- Formulari për dorëzimin e ankesve
- Udhëzim për konfirmimin e raporteve për transmetimin e reklamaimit politik me pagesë – 15.06.2020
- Udhëzim përndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për vërtetimin e raporteve për transmetim ppolitik – 24.09.2025
- Udhëzues për radiodifuzerët për vënien e inqiziimeve në serverin FTP dhe nëpërmjet ueblexuesit.
- Formular për parshtrimin e aknesavr
- Njoftim për dispozitat nga Kodi zgjedhor që vlejnë në periudhën para fillimit të fushatës zgjedhore – 18.11.2025
- Njoftim për detyrimin për të dhënë informacion në një mënyrë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara gjatë Zgjedhjeve të Përsëritura Vendore – 03.12.2025
- Udhëzime për transmetuesit për zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Komunës së Gostivarit, kryetar të Komunës së Vrapçishtit, kryetar të Komunës së Komunës së Qendrës Zhupë, 2026
- Shkresa drejtuar transmetueseve
Çore për reklamim të paguar politik (RPP) për për zgjedhjet e lokale të përsëritura – 11.01.2026
-
Raport mbi transmetimin e RPP gjatë kohës së fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e përsëritura lokale 2026
Shkup, 29 janar 2026 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në pajtim me detyrimin nga neni 76-d paragrafi (8) të Kodit Zgjedhor, drejtuar Komisionit Shtetëror Zgjedhor dorëzoi Raport mbi transmetimin e reklamave politike me pagesë gjatë kohës së fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gostivarit, komunës së Vrapçishtit, komunës Mavrovë dhe Rostushë dhe komunës Qendër Zhupë, në periudhën nga 22 dhjetor 2025 deri më 9 janar 2026. Të dhënat në Raport u morën nëpërmjet monitorimit të transmetimit të reklamave politike me pagesë të transmetuesve dhe gjithashtu u verifikuan nëpërmjet procedurës së konfirmimit të raporteve mbi shërbimet e realizuara nga transmetuesit.
Nga 18 transmetues (13 ТV dhe 5 RA) të regjistruar në Regjistrin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për transmetim të RPP për Zgjedhjet e përsëritura lokale 2026, gjithsej 9 transmetues – 7 televizione dhe 2 radio, lidhën kontratë me pjesëmarrësit në fushatë për transmetimin e RPP. Në 7 televizione së bashku u transmetuan gjithsej 20 orë 1 minutë dhe 45 sekonda reklama politike me pagesë, ndërsa në dy radio së bashku u transmetua gjithsej 4 orë 18 minuta dhe 29 sekonda RPP. Gjithsej në të gjitha radiot dhe televizionet u transmetuan 24 orë 20 minuta dhe 14 sekonda reklama politike me pagesë.
Hapësirë më të madhe të kohës për reklama u transmetua nga televizionet lokale ТV G-ТV (6 orë 49 minuta dhe 21 sekonda) dhe TV Due (5 orë 57 minuta dhe 42 sekonda). Nga dy radiot lokale që lidhën kontratë për transmetim të RPP, Radio Kometa 2000 (Radio XHI) transmetoi 2 orë 24 minuta dhe 24 sekonda, ndërsa Radio 7, 1 orë 54 minuta dhe 5 sekonda RPP. Nga të gjithë transmetuesit së bashku, kohë më të gjatë morri Koalicioni i Aleancës Kombëtare për Integrim – AKI (16 orë 44 minuta dhe 18 sekonda), ndjekur nga Koalicioni VLEN (7 orë 9 minuta dhe 36 sekonda). Коalicioni i udhëhequr nga LSDM ka marrë hapësirë vetëm në TV Kanal 5 (26 minuta dhe 20 sekonda). Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni dhe kandidati i pavarur Zuljhajrat Demiri kanë vendosur në këtë fushatë zgjedhore kurrsesi të mos marrin hapësirë për transmetimin e RPP në programet e radiodifuzerëve.
Raporti mbi reklamat politike me pagesë të transmetuesve për Zgjedhje e përsërituara lokale 2026 është i disponueshëm në link.
-
Përmbajtje TV që do të përshtaten për personat me aftësi të kufizuar gjatë kohës së Zgjedhjeve të përsëritura lokale 2026
Shkup, 19.12.2025– Shërbimi publik radiodifuziv dhe stacionet televizive në nivel shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, në përputhje me detryrimin e nenit 75 paragrafi 1 dhe paragrafi 4 të Kodit Zgjedhor, përmbajtjet që lidhen me procesin zgjedhor duhet t’i transmetojnë në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar.
Gjatë kohës së fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunave: Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë 2026, këto televizione do të sigurojnë aksesueshmëri së paku për një edicion lejmesh, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 24:00, çdo ditë dhe së paku një emisioni tjetër lidhur me procesin zgjedhor, në periudhën nga ora 16:00 deri në orën 24:00, një herë në javë. Pasqyra e përmbajtjeve që do të transmetohet në format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar në periudhën nga data 22 dhjetor 2025 deri më 9 janar 2026 është e disponueshme në link.
Udhëzim për transmetuesit për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune të Komunës së Gostivarit, kryetar të Komunës së Vrapçisht, kryetar të Komunës së Mavrovës dhe Rostushë dhe kryetar të Komunës Qendër Zhupë, 2026
Shkup, 18 dhjetor 2025 – Këshilli i Agjencisë në seancën e sotme të 23-të për vitin 2025, miratoi Udhëzim për transmetuesit për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune të Komunës së Gostivarit, kryetar komune të Komunës Vrapçisht, kryeta komune të Komunës Mavrovë dhe Rostushë dhe kryetar komune të Komunës Qendër Zhupë, 2026.
Ky udhëzim sqaron mënyrën e zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor për ndarjen e kohës për reklamat politike me pagesë, shënimin e porositësit të reklamës, ndarjen e kohës në lajme të Shërbimi publik radiodifuziv, prezantimin politik pa pagesë të Shërbimit programor të destinuar për transmetim të aktiviteteve në Kuvendin e RMV-së dhe sigurimin e aksesit në përmbajtjet për procesin zgjedhor për Zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Komunës së Gostivarit, kryetar të Komunës Vrapçishtë, kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë dhe kryetar të Komunës Qendër Zhupë, 2026.