SHKUP, 2 korrik – Në një ceremoni solemne, që u mbajt në universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit të Republikës së Maqedonisë ia dorëzoi lejen e punës Radios studentore jofitimprurëse, rektorit të Universitetit, dr. Sasha Mitrev.
“Sfera e mediave jofitimprurëse në Maqedoni, si pjesë e sektorit civil, duhet të zhvillohet edhe më tej. Shoqërisë civile i duhen mediat jofitimprurëse për të informuar grupe të caktuara targetimi, pavarësisht interesave të biznesit a politike të ndokujt” – tha kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit, Zoran Stefanovski.
Rektori i universitetit “Goce Dellçev”, dr. Sasha Mitrev, shtoi: “Me këtë akt krijohen të gjitha parakushtet e nevojshme që për një muaj radioja edhe zyrtarisht të fillojë të punojë, me qëllim që t’i informojë studentët, punonjësit e UGD, si dhe qytetarët e Shtipit për gjithë çka ndodh në Universitet”.
Në Radion studentore do të punojnë edhe studentët e gazetarisë në këtë universitet.