Shkup,17. 09. 2009, – Qëndrimi i Këshillit të Radiodifuzionit në lidhje me reklamimin politik negativ

17 shtator 2009, Shkup – Këshilli i Radiodifuzionit i Republikës së Maqedonisë (KRD) në mbledhjen e sotme konstatoi që reklam…


17 shtator 2009, Shkup – Këshilli i Radiodifuzionit i Republikës së Maqedonisë (KRD) në mbledhjen e sotme konstatoi që reklamimi politik negativ, i emetuar në disa stacione televizive, nuk është konform standardeve të reklamimit, të përcaktuara në Ligjin për veprimtari radiodifuzive.

Reklamimi është i mbrojtur me të drejtën e lirës së shprehjes, përcaktuar në nenin 10 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut dhe nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Megjithatë, ekzistojnë edhe disa kufizime të lirisë së shprehjes, të cilat janë të përshkruara me ligj dhe janë të domosdoshme për një shoqëri demokratike, në interes të mbrojtjes së autoritetit dhe të të drejtave të të tjerëve.

Analiza e materialit të emetuar tregoi që në spot lëndohet dinjiteti njerëzor (neni 89), me ate që nuk respektohet presumpcioni i garantuar i pafajësisë dhe ndalesa e paraqitjes së personave minorenë në reklamimin politik (neni 88).

Gjithashtu, porositësi i reklamimit politik edhe jashtë periudhës së fushatës zgjedhore duhet të shënohet në mënyrë të qartë, me qëllim që opinioni publik të mos hamendësohet dhe tërësisht të mund ta shfrytëzojë të drejtën e vet për formim të lirë të mendimit.

Këshilli i Radiodifuzionit fton mediat që t’u përmbahen dispozitave ligjore gjatë emetimit të spoteve reklamuese nga sfera e reklamimit të paguar politik.



Accessibility

Accessibility